1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Sikur të ishe atje…..

Më të lexuarat

Sikur të ishe atje…..
…………….Sot 9 Dhul-Hixheh 1443 h

Pas një dite e një nate të kaluar në Mina, sot haxhinjtë janë drejtuar në të gdhirë drejt Malit të Mëshirës, Malit të Arafatit.
🌟Dita e sotme, si për ta atje ashtu edhe për besimtarët kudo në botë, është dita e lutjeve.
🌟Sepse për ta është dita më e veçantë, për nder të tyre zbret Allahu azze ue xhel në qiellin e dynjasë, duke u krenuar me ta para melaikeve të Tij.
💌
Dhe ashtu siç e përshkruan edhe dijetari Ibn AbdulBer, Allahu e mëshiroftë:
“Allahu nuk mburret me mëkatarët dhe kjo tregon se Ai veçse i ka falur robërit e Tij.”
Ata sot, para namazit të drekës do dëgjojnë hytben e kushtuar kësaj dite.
✨A ju kujtohet Hytbeja e ResuluLlahit, salAllahu alejhi ue selem?
✨Si kjo ditë, ai, salAllahu alejhi ue selem, la amanete.
✨Në atë ditë Allahu zbriti ajetet e mrekullueshme:
“Sot plotësova për ju fenë tuaj dhe përmbusha ndaj jush mirësinë Time…”
✨Ah, mirësia Jote o Allah, nuk ka fund!
✨Pastaj, pasi falin drekën dhe ikindinë të bashkuara dhe të shkurtuara, haxhinjtë do i përkushtohen lutjeve deri në perëndim të diellit.
✨6 orë!!! Vetëm 6 orë, për t’iu përkushtuar duave.
Për të arritur përmbushjen e mirësisë së Allahut, me pranimin e tyre.
✨Haxhinjtë sot atje në Malin e Mëshirës, nuk duhet të agjërojnë, kurse besimtarët që nuk janë atje sot agjërojnë.
✨Për haxhinjtë sot është plotësimi i Haxhit dhe Haxhi i pranuar ka shpërblim veçse xhennetin.
✨Allahu ia pranoftë atyre dhe ia mundësoftë besimtarëve Haxhin vitin tjetër! Amiin
✨Kurse me agjërimin, eh, agjërimi është për Allahun e Lartësuar dhe për të Ai shpërblen pa masë robin e Tij të sinqertë.

✨Kjo ditë e përkushtuar veçse duave dhe lutjeve.
✨Ah, sa herë themi: Nuk shtyhet dita! E në fund të saj themi: Si iku pakuptuar kjo ditë?!
✨Sot keni rastin ta shfrytëzoni e ta mbushni me lutjet dhe përgjërimet tuaja.

✨Mos e humbisni rastin!
✨Mos u përhumbni në përditshmëri!
✨Kjo ditë është vetëm e jotja, lutju Allahut, përgjërohu Atij!
✨Le të jenë duatë tona njësh me duatë e haxhinjve atje!
✨Le të jetë zëri jonë, njësh me zërin e haxhinjve atje!
✨Le të jetë përgjërimi jonë, njësh me përgjërimin atje!
✨Dhe qofshim ne dhe ata nga të pranuarit tek Allahu, nga të falurit dhe të shpëtuarit!

Amiin amiin amiin 💕/t.me/isyourlife_AN

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit