3.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

BE përgatit planin emergjent për krizën energjetike

Më të lexuarat

Ajo shtoi se po punojnë për qëllimet e kalimit nga nafta dhe gazi rus në furnizues të tjerë të besueshëm, duke reduktuar kërkesën përmes kursimit të energjisë, si dhe përfundimisht duke kaluar në energjinë e rinovueshme

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se janë duke punuar për një plan që do të shpallet në mes të korrikut për krizën energjetike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shefja e Komisionit të BE-së foli në një konferencë të përbashkët për media në Çeki me kryeministrin çek, Petr Fiala.

Duke iu referuar motos “Evropa si detyrë: rimendo, rindërto, rifuqizo” të Presidencës Çeke, von der Leyen tha se këto elemente janë edhe në agjendën e Komisionit të BE-së.

“Çmimet e energjisë janë të larta. Njerëzit, me të drejtë, presin që ne të bëjmë diçka për këtë”, tha von der Leyen.

Ajo shtoi se po punojnë për qëllimet e kalimit nga nafta dhe gazi rus në furnizues të tjerë të besueshëm, duke reduktuar kërkesën përmes kursimit të energjisë dhe efikasitetit, si dhe përfundimisht duke kaluar në energjinë e rinovueshme.

Më tej, ajo theksoi se Komisioni i BE-së po punon për një plan emergjence për t’u marrë me mungesat e mundshme të gazit nëse Rusia vendos të pezullojë furnizimet e saj.

“Ne kemi nevojë për një plan të mirë dhe të përbashkët që energjia ose gaz të rrjedhin atje ku ajo është më e nevojshme”, shtoi von der Leyen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit