8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Niinisto: S’mund të mbrojmë vendet Baltike nga sulmet e jashtme

Më të lexuarat

Finalnda është e paaftë të mbrojë vendet Baltike përballë një agresioni të mundshëm të jashtëm, pavarësisht idealit të një mbrojtjeje të përbashkët evropiane, pohoi të martën Presidenti finlandez, Sauli Niinisto.

“Herë pas here, dëgjojmë të flitet se Finlanda mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për mbrojtjen e vendeve Baltike. Por Finlanda nuk është në pozicionin që të mund t’u japë të tjerëve garanci mbi sigurinë, që ne nuk e kemi vetë”, deklaroi Presidenti Niinisto para ambasadorëve të tij të mbledhur në Helsinki.
Finlanda, marrëdhëniet e së cilës tradicionalisht të mira me Rusinë janë ftohur për shkak të konfliktit në Ukrainë, është duke menduar për mbrojtjen e vetë pas rritjes së aktivitetit ushtarak rus pranë kufirit të saj dhe në Detin Baltik.
Pas pavarësisë në vitin 1991, Estonia, me të cilën Finlanda ka lidhje kulturore të forta, Letonia dhe Lituania iu bashkuan BE-së në vitin 2003 dhe më pas NATO-s në vitin 2004.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit