1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Muslimanët më të mirë në Ditën e Gjykimit 

Më të lexuarat

Imran ibën Husejni radiAllahu anhu rrëfen një hadith nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë:

“Muslimanët më të mire në Ditën e Gjykimit janë ata të cilët e përmendin Allahun më së shumti.”

Përmbledhur nga Et-Taberaniu në El-Kebir # 14673. Klasifikuar si Sahih nga Shejh Albani në Sahihul Xhami’ #1571.


Përfitimet nga hadithi:

Muhamed ibën AbdurRauf El-Menaui duke komentuar këtë hadith në Fejdul Kadir, thotë:

  1. Njerëzit më të mirë në Ditën e Gjykimit i referohet Ditës së Shpërblimit dhe Ndëshkimit. Kjo është dita kur perdja do të ngritët dhe çështjet e panjohura do të bëhen të njohura. Ajo është dita ku shpërblimet e veprimeve do të jepen. 
  2. Ata të cilët e përmendin Allahun shumë i referohet njerëzve të cilët e lavdërojnë Allahun me cilësitë e tij më të larta, të cilat i përkasin vetëm atij. Këta njerëz rregullisht e përmendin Allahun gjatë kohërave të mira dhe të këqija. Është Allahu që meriton lavdërimin nga të gjithë njerëzit në të gjitha kohërat. 
    Elhamdulilah! 

Përktheu nga anglishtja: Meriton Muriqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit