3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtria izraelite refuzon hetimin e OKB-së për vrasjen e gazetares së të Al Jazeera-s

Më të lexuarat

Izraeli përsëriti se nuk pranon akuzat që e fajësojnë atë për vrasjen e gazetares palestineze Shireen Abu Akleh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, ushtria izraelite akuzoi hetimin e OKB-së për njëanshmëri duke përmendur refuzimin e palestinezëve për t’ia dorëzuar Izraelit plumbin me të cilin u vra Abu Akleh.

Ushtria izraelite këmbënguli në narrativën e një shkëmbimi zjarri me palestinezët ku pretendohet se është vrarë Abu Akleh.

Më herët gjatë ditës, OKB tha se hetimet treguan se plumbi që vrau gazetaren Abu Akleh ishte qëlluar nga forcat izraelite.

“Ne zbulojmë se të shtënat që vranë Abu Akleh erdhën nga forcat izraelite të sigurisë”, u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani. “Është thellësisht shqetësuese që autoritetet izraelite nuk kanë kryer një hetim penal”.

“Ne nuk kemi gjetur asnjë informacion që sugjeron se ka pasur aktivitete nga palestinezë të armatosur në afërsi të gazetarëve”, shtoi Shamdasani.

Më 11 maj, 51-vjeçarja Abu Akleh po mbulonte një sulm ushtarak izraelit pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar kur u qëllua për vdekje. Zyrtarët palestinezë dhe Al Jazeera thanë se ajo u vra nga forcat izraelite.

Izraeli, nga ana e tij, mohoi çdo përgjegjësi dhe bëri thirrje për një hetim të përbashkët me palestinezët, një masë e refuzuar nga autoritetet në Palestinë. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit