Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ishte nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend
Maqedonia e Veriut dhe Kroacia nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit në fushën e trajnimit diplomatik, me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ishte nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.
Ministrat realizuan takim dypalësh, ndërsa më pas u nënshkrua memorandumi në fushën e trajnimit diplomatik.
Në konferencën e përbashkët për media, ministri Osmani tha se dy vendet gëzojnë marrëdhënie të mira dhe të afërta, duke shtuar se zhvillimi i rajonit dhe procesi integrues janë interesa të përbashkëta.
“Jam veçanërisht i kënaqur që sot nënshkruam një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme në fushën e trajnimit diplomatik, i cili do të mundësojë shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe, shpresojmë, në rritje të vëllimit të trajnimeve dhe programeve të përbashkëta ndërmjet dy institucioneve tona”, tha Osman