0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

GJYSMËHËNA KUQE TURKE FESTON 144-VJETORIN

Më të lexuarat

Gjysmëhëna e kuqe turke, një organizatë humanitare që u gjendet menjëherë pranë personave në nevojë në 78 vende të ndryshme, me punimet e saj ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në imazhin e Turqisë jashtë vendit.
Organizata është themeluar në datën 11 qershor 1868 nga një grup doktorësh idealistë me emrin “Komiteti i Ndihmës për Ushtarët e Plagosur dhe të Sëmurë Osmanë”.

Emrin “Gjysmëhëna e Kuqe” organizatës i ka vendosur Lideri i Madh i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Gjysmëhëna e Kuqe turke aktivitetin e saj nuk e kufizon vetëm me ofrimin e ndihmave në kohë lufte dhe fatkeqësie natyrore. Organizata i ka caktuar vetes edhe detyra të rëndësishme si dërgimi i ndihmave për strehim, ushqim dhe mjekim personave të skamur dhe në nevojë.

Në deklaratën e lëshuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke thuhet: “Organizata ka bërë përpjekje për të shëruar një plagë njerëzore në cilin do vend të botës që janë shfaqur këto dhimbje duke filluar që nga Ballkani e deri në Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme, Afrikë, Kaukaz e Amerikë. Gjysmëhëna e Kuqe Turke është gjendur menjëherë pranë nevojtarëve në 78 vende të ndryshme të botës. Gjysmëhëna e Kuqe Turke, një nga organizatat më të fuqishme të rajonit në fushën e ndihmave dhe punimeve humanitare, është 144 vjeç. Me besimin dhe përkrahjen e mbështetjen që rritet çdo ditë e më shumë ajo vazhdon të ngjallë shpresat e njerëzve në nevojë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit