3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Tensioni turko-grek në kulm: tashmë flitet dhe për luftë…

Më të lexuarat

Kthesa e raporteve mes fqinjëve pas “diplomacisë së hallvës” në mars

Media greke i druhet një reagim të fortë ushtarak turk, ndaj dy vendet me fërkime historike janë në një tension, ardhur çuditërisht pas një goste “vëllazërore” në mars mes Presidentit Erdogan dhe kryeministrit Mitcotakis, pasi ky i fundit drekoi me ftesë të të parit në brigjet e Bosforit, ne atë që u quajt dhe “diplomacia e hallvës”.

Ndërkohë që presidenti turk vijon kërcënimet ndaj Greqisë, mediat turke publikojnë përditë analistë ushtarakë për çështjen e ishujve, një “narrativë” që synon qartë ishujt e Egjeut lindor dhe Dodekanez, shkruan Protothema.

Këta analistë pohojnë se militarizimi i ishujve është një kërcënim për Turqinë dhe se Greqia ka forca ushtarake në Samos, Kios, Lesvos, Kos dhe Rodos.

“Regjimi i çmilitarizuar do të thotë që të mos ketë fluturime ushtarake, të mos ketë operacione ushtarake, të mos ketë stërvitje ushtarake. Ky vend ka forca në Rodos dhe Lesvos në nivel divizioni. Direkt përballë nesh në Samos, Kios dhe Kos kanë brigada. Në ishujt e tjerë ata kanë forca në nivel regjimentesh ose batalionesh,” tha analisti ushtarak Mete Yarar. “Dhe kryeministri i saj shkon atje për t’i inspektuar”, komenton prezantuesja. “Po, kanë baza ajrore dhe baza detare”, përgjigjet analisti, e gjitha kjo ofruar nga media greke.

Por kujtojmë: për paradoks, të dy vendet janë në NATO dhe, nëse vërtet mes të dyve mund të ketë një luftë, zhbëhet dhe Neni 5 që është thelbi i  ekzistencës së Aleancës Atlantike. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit