8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Palestina përballet me mungesën e barnave”

Më të lexuarat

“Sistemi i kujdesit shëndetësor në Palestinë po vuan si në fusha të tjera për shkak të imponimeve izraelite dhe mungesës së mbështetjes dhe ndihmës së nevojshme ndërkombëtare”, theksoi ajo

Ministrja palestineze e Shëndetësisë, Mai al-Kaila, ka deklaruar se veprimet e Izraelit së bashku me vështirësitë financiare kanë çuar në mungesë të barnave në Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një ngjarje në qytetin Ramallah ku morën pjesë përfaqësues nga Kombet e Bashkuara (OKB), SHBA-ja, Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Botërore, Al-Kaila vuri në dukje gjendjen e kujdesit shëndetësor në Palestinë.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor në Palestinë po vuan si në fusha të tjera për shkak të imponimeve izraelite dhe mungesës së mbështetjes dhe ndihmës së nevojshme ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Më tej, ajo tha se mungesa e mbështetjes financiare ka ndikuar ndjeshëm në shërbimet e trajtimit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe barnash.

Me një rritje të pushtimit izraelit, shtoi Al-Kaila, presioni po rritet në lëvizjen e personelit mjekësor dhe pacientëve midis qyteteve, nga zona C, Gaza dhe Kudsi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit