2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Siri, të paktën 17 të vdekur nga të shtënat e ushtrisë në Deraa

Më të lexuarat

BEJRUT- Të paktën 17 persona, nëntë prej të cilëve gra dhe tetë fëmijë u vranë sot në Siri nga të shtënat e ushtrisë në Deraa, sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Të shtënat, që kanë shkaktuar dhjetëra të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, kanë goditur në lagje residenciale të qytetit, bastion i kontestave ndaj regjimit të presidentit, Bachar al-Assad, sipas një OJQ-je.

Pas të shtënave kanë shpërthyer luftimet mes ushtrisë dhe rebelëve dhe shërbimi i telefonnisë celulare është ndërprerë në qytet.

Represioni dhe luftimet mes ushtarëve dhe rebelëve janë shtuar në kryeqytet, ku si pasojë kanë humbur jetën dje të paktën 68 persona në mbarë vendin, pjesa më e madhe civilë, sipas OSDH.

(d.b/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit