-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kolonët fanatikë hebrenj bastisën Xhaminë Al-Aksa për të dytën ditë radhazi

Më të lexuarat

Kolonët fanatikë hebrenj, të shoqëruar nga forcat izraelite, bastisën Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar për të dytën ditë radhazi.

Kolonët fanatikë hebrenj, të shoqëruar nga forcat izraelite, bastisën Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar për të dytën ditë radhazi.

Më shumë se 200 kolonë fanatikë, duke përfshirë rabinin e ekstremit të djathtë Yehuda Glick, i njohur për udhëheqjen e bastisjeve të Xhamisë Al-Aksa, hynë në faltoren e shenjtë nën pretekstin e festës fetare hebreje “Shavuot”.

Akti provokues, i cili cenonte statusin e Kompleksin Al-Aksa, u krye nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Hebrenjtë fanatikë bastisën Al-Aksa dje të shoqëruar nga policia izraelite me ftesë të grupeve të ekstremit të djathtë.

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Kompleksi Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Jerusalemit, e cila është nën Ministrinë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Selisë së Shenjtë, por hebrenjtë hyjnë në faltoren e shenjtë që nga viti 2003 pa lejen e Administratës sipas vendimit të njëanshëm të Izraelit nën shoqërimin e policisë.

Sipas ‘status quo’-së, kolonët fanatikë hebrenj nuk duhet të lejohen të adhurojnë në Al-Aksa.

Por hebrenjtë fanatikë shpesh bastisin kompleksin nën mbrojtjen e policisë izraelite.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit