-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Paditen dy policët serbë që vranë 53 civilë shqiptarë në Drenas

Më të lexuarat

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd (FDH) në Serbi ka deponuar padi për të ngritur aktakuzë ndaj dy pjesëtarëve të policisë serbe nën dyshimin se në datën 17 prill të vitit 1999 në fshatin Poklek, në Komunën e Drenasit kanë vrarë 53 civilë shqiptarë.
Siç është bërë e ditur, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline, FDH-ja ka ngritur padi ndaj dy personave të paidentifikuar që ishin pjesë e Batalionit të 86-të të Njësitit Special në kuadër të Ministrisë së Brendshme në Serbi.
 
Padia thuhet të jenë deponuar kundër ish-komandantit të këtij njësiti, Dragan Obradoviq dhe bashkëkomandantëve të tjerë, për shkak të dështimit për të parandaluar dhe ndëshkuar autorët.
 
Ndërkaq, edhe Zyra e Prokurorimit për Krime Lufte ka paraqitur 26 dëshmi, përfshi këtu edhe deklaratat e të mbijetuarve si dhe dokumente të UJ-së dhe MUP-it serb.
 
FDH-ja pretendon se në datën e sipërpërmendur, dy pjesëtarë të Batalionit 86, rreth orës 16:00, kanë hyrë në oborrin e Sinan Mukolijës në fshatin Poklek, në shtëpinë e të cilit fshiheshin 59 njerëz të mbledhur në një shtëpi nga fqinjët dhe refugjatët e shumtë. Aty gjendeshin kryesisht gra, fëmijë dhe pleq.
 
Kur dy pjesëtarit e Batalionit 86, të njësisë speciale kishin ardhë në shtëpinë e Mukolijës, ai u kishte treguar se në shtëpinë e tij strehonte gra dhe fëmijë. Ndërkaq, ata nga ai kishin kërkuar ekzekutimin e të gjithë të strehuarve me dy duart e tij.
 
Më pas Mukolija dhe Ymer Elshani ishin zhvendosur në oborrin e shtëpisë, përderisa të tjerët qëndronin brenda shtëpisë. Pas pak kohësh ishin dëgjuar disa krisma, ku mendohet të jenë ekzekutuar Mukolija dhe Elshani.
 
Sipas FDH-së, më pas një nga policët e kishte thyer dritaren e shtëpisë, në dhomën ku strehoheshin gratë, fëmijët dhe të moshuarit, për ta hedhur një bombë pas dy ose tre minutave.
 
Ndërkaq, pak minuta më vonë, sipas FDH-së, i njëjti polic kishte hyrë në dhomë për të parë nëse kishte mbetur ndonjë i mbijetuar. Ata që i kishin shpëtuar gjallë eksplodimit të bombës, janë ekzekutuar me një pushkë automatike.
 
Ndërkaq, pas kryerjes së vrasjes së personave, kufomat e tyre ishin djegur nga policët serbë. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit