Nga ministria e jashtme e Kuvajtit kanë deklaruar se gjatë ditës kanë “marrë në pyetje” një diplomat të lartë amerikan në lidhje me deklaratat që ambasada amerikane i bëri në Twitter në mbështetje të drejtave për pjesëtarët e komunitetit LGBT.
Zyrtarët amerikanë kishin postuar flamurin shumëngjyrësh dhe një mesazh nga presidenti Joe Biden ku ai u solidarizua me pjesëtarët e këtij komuniteti.
Por zyrtarët e Kuvajtit kritikuan ambasadën “për mbështetjen të homoseksualëve” dhe kanë bërë thirrje që kjo gjë mos të përsëritet, transmeton Telegrafi.
Të drejtat e pjesëtarëve të LGBT-së në Kuvajt janë rreptësisht të kufizuara dhe se është ilegale për meshkujt të jenë homoseksual.
Në disa shkrime gjatë së enjtes si në gjuhen arabe dhe atë angleze, ambasada amerikane në Kuvajt citoi presidentin Joe Biden i cili thotë “se të gjithë njerëzit duhet të jetojnë pa frikë, pa marrë parasysh se kush janë ata dhe pa marrë parasysh se kë e dashurojnë”. /Telegrafi/