3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vitamina K2, shpresë e re për të sëmurët me Parkinson

Më të lexuarat

Hulumtimi i publikuar në revistën “Science” për aplikimin e vitaminës K2 te të sëmurët nga sëmundja e Parkinsonit u jep shpresë të re pacientëve që kanë probleme me këtë sëmundje të rëndë

Nëse shikohet niveli i qelizave, te të sëmurët me sëmundje të Parkinsonit vjen deri te çrregullimi në aktivitetin e mitokondrive dhe transportit të elektroneve, çka rezulton me atë që mitokondritë nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të energjisë për funksionimin e qelizave nervore, raporton zhurnal.

Në pjesë të caktuar të trurit kjo rezulton me vdekjen e qelizave, me çka ndryshon komunikimi në mes qelizave nervore, ndërsa e gjithë kjo në fund rezulton me simptomat tipike, mes së cilave janë lëvizshmëria (akinezia), dridhja dhe shtangia e muskujve.

Shkaku real i sëmundjes së Parkinsonit nuk është i njohur, por vitet e fundit shkencëtarët kanë përshkruar disa defekte gjenetike (mutacione) të cilat mund të çojnë drejt aktivitetit të reduktuar të mitokondrive.

Pikërisht me hulumtimin e atyre mutacioneve gjenetike në mizën e vreshtave (drosophila), është dëshmuar që me aplikimin e vitaminës K2 përsëri vjen deri te aktivizimi i mitokondrive defektive dhe prodhimi i energjisë, përkatësisht te përmirësimi i transportit të elektroneve në mitokondrie, me çka korrigjohen edhe simptomat e lidhura me Parkinsonin.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit