Shejhul- Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kushdo që pendohet është i dashuri i Zotit.”
Allahu i Lartësuar thotë:
{إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ}
“Zoti i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen (ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme).” [El- Bekara: 222]
Jahja bin Muadh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ai që pendohet ka një krenari që nuk është e barabartë me asnjë krenari tjetër: gëzimi i Zotit për pendimin e tij.”
I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selam, ka thënë:
“Allahu është më i gëzuar me pendimin e robit të Tij sesa një njeri që ulet të pushojë në një vend ku i rrezikohet jeta dhe me vete ka kafshën të ngarkuar me ushqimet e tij dhe me ujë; pastaj vë kokën e fle për një çast dhe zgjohet, por sheh se i ka ikur kafsha e barrës dhe fillon ta kërkojë derisa, kur e mundon vapa e madhe dhe etja apo ndonjë gjë tjetër që ka dashur Allahu, ai thotë me vete: “Po kthehem në vendin tim ku isha.”
Kështu, ai kthehet dhe fle përsëri, pastaj zgjohet dhe ngre kokën, kur ç’të shohë! Kafsha e tij e barrës duke qëndruar pranë tij!”
(Buhariu, nr. 6308)
@AdelinaKucana