“Kur do t’i rezistojmë lobit të armëve për hir të Zotit?”, tha Biden dhe i bëri thirrje Kongresit të bëjë një rregullore lidhur me shitjen e armëve
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në lidhje me sulmin në një shkollë fillore në Teksas ku humbën jetën 21 persona deklaroi: “Kur do t’i rezistojmë lobit të armëve për hir të Zotit?”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë kthimit nga vizita e tij në Azi dhe duke mbajtur një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se ai dhe gruaja e tij, Jill Biden, u lutën që të mos kishte nevojë të mbante një fjalim të tillë pasi të merrte postin.
Ai kujtoi se kishte një sulm të armatosur në Buffalo të New Yorkut vetëm një javë më parë. Biden tërhoqi vëmendjen për dhunën e armatosur në rritje në vend.
“Jam lodhur nga kjo çështje”
“Kur do t’i rezistojmë lobit të armëve për hir të Zotit?”, tha Biden dhe i bëri thirrje Kongresit të bëjë një rregullore lidhur me shitjen e armëve.
Ai tha se nëse jo të gjitha, shumë sulme të armatosura mund të parandalohen dhe se duhet të ndërmerren veprime. Biden tha se “është lodhur nga kjo çështje tani”.
“Sulme të tilla me armë janë të rralla në pjesë të tjera të botës. Edhe atje ka njerëz që janë të paqëndrueshëm mendërisht, ka njerëz me probleme familjare, por të shtëna të tilla masive nuk ndodhin kurrë kaq shpesh. Pra, pse ndodh në Amerikë? Dhe pse duhet të jetojmë me këtë shkatërrim?”, tha Biden.