7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kursimi i energjisë: Gjermania “kopjon” Shqipërinë

Më të lexuarat

Shteti i fuqishëm ia nis aty ku e nisëm ne, “të pafuqishmit”

Disa qytete gjermane kanë vendosur të shkurtojnë kohën gjatë së cilës ndizen dritat e rrugëve për të kursyer energjinë elektrike, çmimi i së cilës ka vazhduar të rritet që nga shkurti si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Fikja e ndriçimit të rrugëve është një nga një seri masash që po konsiderohen aktualisht nga qytetet, thotë Alexander Handschuh i Shoqatës Gjermane të Qyteteve dhe Bashkive.

Por për shumë qytete, e vetmja mundësi është shkurtimi i mëtejshëm i kohëzgjatjes së ndriçimit rrugor, sipas një sondazhi të kryer nga dpa. Nga 1 maji, në qytetin e Ëeimarit, ndriçimi rrugor do të ndizet gjysmë ore më vonë dhe do të fiket gjysmë ore më parë, një masë e planifikuar fillimisht për verën.

Koha e zakonshme gjatë së cilës ndizen dritat në dimër do të shkurtohet vetëm me 10 minuta, tha administrata e qytetit. Shkurtimet, të cilat kursejnë deri në 100,000 kilovat-orë në vit, do të kursejnë deri në 40,000 euro me çmimin aktual të energjisë.

Autoritetet në qytetin perëndimor të Mainz synojnë gjithashtu të shkurtojnë kohëzgjatjen e ndriçimit të qytetit në shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave, dhe në disa vende tashmë është ulur me 50 për qind. Ata gjithashtu planifikojnë të vendosin ndriçimin rrugor që do të ndizet kur kalojnë këmbësorët ose çiklistët.

Falë sensorëve, ndriçimi i rrugëve në Darmstadt zbehet dhe përforcohet në varësi të përdorimit të rrugëve. Përafërsisht gjysma e buxhetit të qytetit për energjinë elektrike shpenzohet për ndriçimin e rrugëve, tha së fundmi ministria e ekonomisë shtetërore Hesse.

Por qytetet lindore të Leipzig dhe Dresden hezituan të shkurtojnë kohëzgjatjen e ndriçimit të qytetit për shkak të ndikimit të mundshëm në sigurinë rrugore. Megjithatë, publiku më së shumti dëshiron që ndriçimi publik të qëndrojë i ndezur për më gjatë, pohon një zëdhënës i rajonit të Oldenburgut.

Kujtojmë se të njëjtën masë nisi të zbatojë dhe Shqipëria pak javë më parë, madje duke mos ndezur ndriçimin në disa akse të njohura ndërurbane, por më pas iu kthye normales, pas një zgjidhjeje dhe garanci amerikane për furnizim të plotë me energji. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit