9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar

Më të lexuarat

Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi sot uljen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas uljes së tyre në bursat ndërkombëtare.

Sipas vendimit të fundit të publikuar nga Ministria e Financave, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 232 lekë [1.91 euro], nga 237 lekë për litër [1.95 euro] që ishte deri tani. Vendimi fillon të zbatohet nga ora 18:00 e pasdites së sotme.

Çmimi për benzinën do të tregtohet me 224 lekë [1.85 euro] për litër, nga 227 lekë për litër [1.87 euro ] që ishte deri tani.

Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 100 lekë [0.82 euro] për litër.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit