Humbja e amanetit (gjësë së lënë në besim)
Humbja e amanetit (gjësë së lënë në besim), trathtia është prej shenjave të Kijametit.
Transmeton Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të- se i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të- ka thënë: ((Nëse humbet emaneti presni ditën e Kijametit))
I thanë: ”Si është humbja e saj, O i Dërguari i All-llahut?’ Ai tha: ((Në qoftë se i lihet puna njerëzve që nuk janë të zotët e saj, atëherë presni ditën e Kijametit)) [Buhariu]
Dhe e sqaroi i Dërguari i Allahut -paqja dhe bekimi I Zotit qofshin mbi të – sesi do të humbasë emaneti, ashtu siç është përmendur në hadithin e Hudhejfes -Allahu qoftë i kënaqur me të -: ((Emaneti ngrihet nga zemrat në dekadën e fundit dhe nuk mbetet në zemër prej emanetit veçse gjurma e saj, saqë do të thuhet: “Në familjen e filanit ka qënë një njeri i ndershëm”)).
Këto hadithe dëshmojnë se një nga argumentet e kijametit është largimi i emanetit nga zemrat derisa të bëhet njeriu tradhtar pasi që ishte i ndershëm. Dhe kjo ska dyshim që ndodh nga ata që është zbehur frika ndaj Allahut, është dobësuar besimi i tij dhe ndoshta ka qëndruar me njerëz tradhtëtar derisa është bërë tradhtar si ata…
I Dërguari i Allahut – paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të – na paralajmëroi se do të ketë vite mashtrimi, do të reflektohen gjërat: do të përgënjështrohet i sinqerti dhe do të besohet gënjeshtari; do të tradhtohet ai që ka qënë besnik dhe do t’i besohet tradhtarit…dhe nuk është aspak larg jetës në të cilën ne jetojmë që këto janë me keqardhje kaq aktuale.
Nga pamjet e humbje së emanetit, ndonëse janë të shumta po përmend njëren nga këto pamje, që ndoshta shumë prej nesh nuk e llogaritet humbje emaneti, përkundrazi e llogarit atë aftësi dhe zotësi:
Caktimi (lënia) i gjërave (pozitave) njerëzve që nuk janë të zotët e saj, sepse kjo është një humbje e të drejtave të njerëzve që e meritojnë të jenë në këto pozita, derisa këta njerëz që nuk e meritojne marrin përsipër atë që nuk janë të zotët e saj dhe zënë vendin e atyre që e meritojnë…
A i kemi drejtuar ndonjëherë pyetje vetvetes për çdo gjë që na është besuar:
A jemi ne që e mbajmë këtë emanet?
A jemi ne nga ata që e meritojmë këtë besim?
A jemi ne që e kemi humbur këtë emanet (kemi tradhtuar) dhe nuk e kemi mbajtur atë?
Ndoshta është e vështirë që njeriu të pranojë përgjigjet e këtyre pyetjeve, por mos harro se:
(بَلِ الْإِنْسَانُ عَلَىٰ نَفْسِهِ بَصِيرَةٌ * وَلَوْ أَلْقَىٰ مَعَاذِيرَهُ)
“Por njeriu do të jetë dëshmues kundër vetvetes së tij. Edhe pse ai mund të paraqesë shfaqësimet e tij (për të mbuluar të këqijat)” [Sure Kijamah: 14, 15]
Per çdo vetvete që akoma ka frikën e Allahun në zemrën e saj, le të nxitojë dhe ta llogarisë veten perpara se të llogaritet!!
Shkroi: Adelina Kuçana