-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

3 kategoritë e miqve dhe shokëve – Shejh Uthejmin

Më të lexuarat

3 Kategoritë e miqve dhe shokëve ,
Shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmin

Shokët janë tre kategori:
1) Shok interesi. Ai i cili shoqërohet me ty për aq kohë sa përfiton prej teje interesin që synon,qoftë ajo pasuri, shfrytëzim pozite, etj. Sapo i ndërpritet interesi që përfitonte shndërrohet në armikun tënd, as nuk të njeh dhe as nuk e njeh. Sa të shumte që janë këta! Sa të shumtë jane ata që ofendojnë per shkak të sadakave që nuk u jepen atyre, siç tregon Allahu për hipokritët në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem:
“Ka prej tyre që të ofendojnë në lidhje me ndarjen e sadakave, nëse u jepet prej tyre ata kënaqen, e nëse nuk u jepet ata hidhërohen”
(Teubeh 58)
Në pamje të jashtme shfaqet si shok i ngushtë dhe mik i mirë, saqë ti e mendon atë si mikun më të mirë tek ty dhe veten si mikun më të mirë tek ai.Një ditë prej ditësh të kërkon një libër:Ma jep ta lexoj atë librin që ti po lexon.Nëse i thua:Nuk ta jap dot se më duhet për nesër, do shohësh se si do shfryjë ndaj teje dhe do të të armiqësojë. Vallë a është shok ky?! Ky është shok interesi.
2) Shok qejfesh. Një shok i cili shoqërohet me ty sepse i shijon muhabeti, bisedat e gjata, qëndrimet naten vone, por nuk të bën dobi në asgjë dhe as ti nuk përfiton prej tij, asnjëri nuk përfiton nga tjetri, asgjë më shumë se sa humbje kohe.
Ki kujdes dhe nga ky lloj që mos të të humbasë kohën.
3) Shok me vlera. Ai i cili të shtyn dhe nxit drejt gjërave që të hijeshojnë dhe të tërheq vërejtjen nga veprat e shëmtuara. Të hap portat e mirësive dhe të orienton drejt tyre, e nëse ti gabon të tërheq vërejtjen në një mënyrë që nuk ta cënon personalitetin dhe fisnikërinë tënde.
Ky është shoku me vlera.

Shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmin
(Marrë nga shpjegimi i librit Hiljetu talibil ilm fq 102)
Përktheu: Shuajb Rexha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit