-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kur dikush alivanoset gjatë namazit me xhemat, si duhet vepruar?

Më të lexuarat

Pyetja:

Nëse jemi në xhami duke falur namazin farz dhe dikujt i bie të fikët si duhet të reagojmë ne?

***

Përgjigjja:

Në rast se ndodh kështu nuk duhet që të gjithë të prishin namazin, namazi duhet vazhduar të falet. Por gjithashtu nuk duhet as që të vazhdojnë të falen të gjithë, andaj dy persona që gjenden duke u falur afër tij e prishin namazin dhe marrin njeriun e largojnë prej aty. Dhe pastaj marrin masat e duhura duke e këndell ose duke shikuar se mos ka nevojë për ujë apo kado qoftë.

Prandaj mendoj se në këtë rast duhet ndjekur kjo mesatare, jo të gjithë të prishin namazin ngase nga përvoja e dijmë se ka ndodhur që dikujt t’i bie të fikë dhe më pas kanë nisur të thërrasin edhe hoxhën, e padyshim hoxha nuk mundet ta prishë namazin. Apo raste tjera kur pasi dikujt i ka rënë të fikët janë afruar shumë njerëz mbi të dhe kështu e kanë ngarkuar edhe më tepër. E këso raste unë fillimisht kam kërkuar që i gjithë xhemati të largohet, personi që është alivanos të ulet, të hapet dritarja më pas kemi pytur nëse ka pasur ndonjë mjek në xhemat, e që fatmirësisht ka pasur gjithmonë dhe janë marrur masat e duhura.

Kështu që të veprohet me këtë mesatare, e prishin namazin ata që ndodhen afër tij e tërheqin personin, i marrin masat e duhura, e imami mundet me shpejtu namazin ngase Pejgamberi saws na ka mësuar se në këto raste me e shpejtu pak namazin, që realisht me pas mundësi të i dalin në ndihmë edhe të tjerët atij që ka këto probleme.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit