-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kamberi fiton betejën me Daçiqin, konfirmohet deputet në Kuvendin e Serbisë

Më të lexuarat

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar të mërkurën se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanovc, ka refuzuar ankesën e Partisë Socialiste të Serbisë që udhëhiqet nga Ivica Daçiqi, për përsëritjen e zgjedhjeve në fshatin Tërnoc i Madh.

Sipas Kamberit, ky vendim është marrë pavarësisht përpjekjeve dhe presionit serb për të pamundësuar pjesëmarrjen e shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

“Megjithë presionin e Ivica Daçiqit dhe SPS, lajm i mirë që sot Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanovcit. Presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90. Sado që vazhdojnë përpjekjet për ta pamundësuar zërin e shqiptarëve në parlament, ato nuk do të mund ta ndalin vullnetin e mbi 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet pas rivotimit në Tërnoc të Bujanovcit. Ai ka marrë votat e mjaftueshme për të përfaqësuar shqiptarët në Kuvendin e Serbisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit