Në fjalimin e tij, Biden dha mesazhin se “Muslimanët amerikanë e bëjnë vendin tonë edhe më të fortë” dhe theksoi se liria e besimit është një prej vlerave themelore të Amerikës
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë një pritjeje që organizoi për Festën e Fitër Bajramit tha se “Muslimanët amerikanë e bëjnë vendin tonë edhe më të fortë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Biden në pritjen e organizuar në Shtëpinë e Bardhë priti liderët kryesorë të muslimanëve amerikanë.
Në pritjen ku mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Washington, Murat Mercan presidenti Biden tha se u uron Bajramin të gjithë muslimanëve.
Në fjalimin e tij, Biden dha mesazhin se “Muslimanët amerikanë e bëjnë vendin tonë edhe më të fortë” dhe theksoi se liria e besimit është një prej vlerave themelore të Amerikës.
Duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë shoqërore të vlerave që kujton muaji i Ramazanit, Biden tha se muslimanët japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e njerëzisë në çdo fushë, përfshirë edhe vaksinën kundër COVID-19.
Edhe imami i Xhamisë Muhammad, Talib Shareef në një fjalim të shkurtër në program, iu referua vëllazërisë dhe ndarjes shoqërore mes shoqërive të ndryshme dhe falënderoi administratën e Bidenit për mbështetjen e saj ndaj muslimanëve amerikanë.