1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri Kurti shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 1 maj 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, pritën sonte në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryeministri Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë muajit Ramazan. Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, kryeministri Kurti i uroi Myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar.

“Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë”, tha kryeministri Kurti.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava falënderoi z. Kurti dhe Konjufca për këtë iftar, si dhe shprehu bindjen dhe gatishmërinë e tij dhe të institucionit të BIK-ut, që në Kosovë të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërmjet gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.
The post Kryeministri Kurti shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit