-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqi-Greqi, tensionet vazhdojnë

Më të lexuarat

Palët, në akuza ndaj njëra-tjetrës për shkelje hapësire

Turqia ka hedhur poshtë akuzat se avionët e saj luftarakë kryenin fluturime të paautorizuara ushtarake mbi ishujt grekë dhe akuzoi Greqinë për “fluturime provokuese” pranë kontinentit turk, raporton AP.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se akuzat greke “nuk pasqyrojnë të vërtetën”, duke këmbëngulur se avionët ushtarakë grekë shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore turke mbi qytetet Didim, Datca dhe Dalaman, në jugperëndim të vendit.

Ministria turke i bëri thirrje Greqisë që të “ndalojë veprimet dhe retorikën provokuese” dhe të mbështesë negociatat e rifilluara së fundmi që synojnë ndërtimin e besimit midis dy vendeve.

Turqia dhe Greqia kanë qenë në mosmarrëveshje për kufirin detar dhe ajror për shumë vite dhe mosmarrëveshjet janë intensifikuar për eksplorimin e rezervave të mundshme të gazit natyror në Mesdhe.

Mosmarrëveshja ka rezultuar në patrullime pothuajse të përditshme nga forcat e aviacionit dhe misionet e përgjimit, kryesisht në hapësirën ajrore të diskutueshme rreth ishujve grekë pranë brigjeve turke.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të enjten se i kishte raportuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, inkursionet turke në hapësirën ajrore greke, duke përfshirë fluturimet e paautorizuara mbi disa ishuj të mëdhenj grekë.

Ministria e Jashtme greke i dorëzoi të mërkurën një notë proteste ambasadorit turk në Athinë për fluturimet e paautorizuara ushtarake, thanë agjencitë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit