Hafiz Ali Korça –i internuar në vitin 1945 e deri sa ndërroi jetë më 1956, Salahudinin djalin e madh ia vrasin komunistët dhe Alaudini kryen 5 vite burg, si dhe persekutohet politikisht deri ditën që ndërroi jetë.
Hafiz Mustafa Varoshi, ish-myfti i Durrësit –
i burgosur në vitin 1945 dhe i vdekur në burg nga torturat çnjerëzore 1948.
Komunistet e torturuan e poshteruan, i shkulen mjekren ne burg. Pas ndërrimit të regjimeve në vitin 1993 ai dekorohet pas vdekjes nga presidenti me medaljen e lartë “Martir i Demokracisë”. Gjithashtu Medreseja e vajzave në Durrës mban emrin e tij.
Hafiz Xhemal Naipi – i burgosur në 1947 dhe ndërroi jetë në burgun famëkeq të Burrelit në vitin 1955 në moshën 77 vjeçare, pa pasur familjarët dijeni as për varrin e tij.
Salih Vuçiterna– ish-drejtor i zyrës së Vakëfeve të Komunitetit Mysliman, burgoset dhe vdes në burgun e Burrelit në tetor të vitit 1949.
Hafiz Xhemal Mullaj (1881-1959)-
Në vitin 1947 i shtetëzohet shtëpia në Tiranë e i sekuestrohen të gjitha orenditë, dëbohet në Durrës dhe lihet pas asnjë mjet jetese, i shkatërrohet biblioteka e pasur me libra në tre gjuhët arabisht-osmanisht-persisht dhe shqip. Me vendim të KMSH-së caktohet drejtor i Medresesë së Naltë, por ky vendim nuk u zbatua dhe mbeti në letër. Ndërron jetë në Tiranë në mjerim të plotë në një dhomë të errët në shkurt 1959.
Allahu i pastë pranu shehida!
—————-
Marrë nga Shqiptaret Musliman/ Facebook
Allahu i shpërbleftë për këtë përmedhje! Amiin
—————-
https://t.me/aminandreu