Çdo njeri, përfshirë edhe binjakët identik, ka shenjat e gishtërinjve unike. Me fjalë tjera, identitetet e njerëzve janë të koduara në majat e gishtërinjve. Ky sistem kodimi mund të krahasohet me sistemin e barkodeve që përdoret sot.
Ndërsa është theksuar në Kur’an se është e lehtë për Allahun të ringjall njeriun pas vdekjes, shenjat e gishtërinjve të njerëzve theksohen në veçanti: “Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!” (Kur’an, 75:4)
Në periudhën kur jetoi Pejgamberi për njerëzit nuk paraqitnin diçka me rëndësi majat e gishtave. Në vitin 1856 një Anglez me emrin Genn Ginsen, zbulojë se vijat e majave të gishtave janë të ndryshme tek çdo njëri. Deri në vitin 1856 njerëzit nuk ishin të informuar për veçorit e rëndësishme të majave të gishtave. Me të kuptuarit e dallimit në majat e gishtave te çdo njëri që ka jetuar në të kaluarën, erdhën në përfundim se majat e gishtave janë një fletë identifikimi. Pastaj edhe shoqëria policore me të kuptuarit e kësaj filloj të përdorë në kapjen e fajtorit apo për të identifikuar të vdekurit në rast se nuk njihet individi.
Maja e gishtit është një kartë e identifikimit të atillë që është e ndryshme edhe tek binjakët nga e njëjta vezë. Kjo fletë identifikimi nuk pranon asnjëherë mashtrim, nënshkruan po në atë formë që nuk mundë të pranoj mashtrim në të prekurit e shumë teshave me dorën tonë. Askush nuk mund ta imitojë këtë nënshkrim. As nuk është e mundur të imitohet kjo vulë e jona e as nuk është e mundur të refuzohet. Gjatë tërë jetës tonë e mbajmë me vete këtë vulë pa mos e humbur. Nga djegia e pjesës së sipër të lëkurës dhe nga lëndimet deri në ndryshimin e formës së trupit gjatë pleqërisë të gjitha këto faktorë nuk e prishin origjinalitetin e vulës tonë. Me miliona dizajnë në një hapësirë prej dy centimetrash, si një vulë në gjendje vije e pa fshirë, është një përpunim i Krijuesit tonë që tregon se sa forcë posedon.
Karta jonë e identifikimit tek majat e gishtave, vizatohet në barkun e nënës akoma foshnja duke qenë tre muajsh dhe vjen me neve deri në varë. Përveç si kartë identifikimi e pa habitshme e majave të gishtave por ka edhe pretendime që në të ardhmen të përcaktoi prishjet gjenetike në trupin tonë. Këto punime në bazë të përcaktimeve tona, akoma nuk janë në atë nivel që të vendoset diçka e sigurt shkencërisht, por tregon se është edhe më e rëndësishme nga ajo që ne dimë në këtë moment për vijat në majat e gishtave.
Në kohën kur shpallej Kurani maja e gishtit, ishte një detal i pa rëndësishëm. Allahu i cili do ta ringjallë njeriun në Ahiret, sinjalizon në një detal mjaftë të rëndësishëm tek njeriu, që nuk është një pikë e rastit maja e gishtit por është një mrekulli e Kuranit. Krijuesi ynë na jep mësim që duhet të vlerësohet edhe maja e gishtit.
Adn-ja tek majat e gishtit
Njëra nga shenjat bazë të ajetit mund të jetë veçoria e shenjave tek majat e gishtave. Në bazë të tahminit tonë shenja tjetër e ajetit siç edhe ndodhë në çdo një pjesë të trupit tonë, edhe majat e gishtave janë me kode të veçantë për gjithë trupin. Kështu që në ajetin, siç thuhet në ringjalljen tonë do të rikrijohen të gjitha detalet e trupit tonë, si kur që është maja e gishtit që duket si një pikë e pa rëndësishme mundë që të jetë një shenjë në krijimin e trupit tonë për së dyti herë. Shkaku që këtu edha shembull majën e gishtit, maja e gishtit kuptohet shumë ma e thjeshtë dhe ma pa vlerë nga pjesët tjera të trupit. Maja e gishtit të njeriut që duket i thjeshtë në realitet është njohuri banke që ngërthen bazën ADN, duke e marrë vetëm këtë pikë të njeriut mundë të krijohet përsëri trupi.
ADN, është zbulimi më i rëndësishëm në historinë e njerëzimit në bazë të pajtimeve tona. Me zbulimin e ADN krejtësisht u shkatërrua mentaliteti duke supozuar se qeliza e njeriut, mesi i mbushur me ujë, një strukturë e thjeshtë e mbuluar me një cipë për rreth. Në bazë të këtij mentaliteti duke u thelluar në detale do të kuptohet se krijimi i njeriut është i thjeshtë. Kurse me zbulimin e qelizës në formë detale, duke u thelluar në detale kuptohet se si gjithçka është planifikuar në formë komplekse.
ADN, mbanë shifrën e formuar nga ardhja e një kodi prej tre miliardë. Nga ngjyra e flokëve, deri tek gishti i vogël i dorës çdo një veçori e jona është me kod të ADN së. Po të dëshironim të sjellim në gjendje të shkruar këto njohuri të ADN së, do të përfitojmë një set të enciklopedisë prej një mijë vëllimesh afërsisht e përbërë prej një milionë faqesh. Gjithashtu ADN posedon aftësi të kopjojë të gjitha njohurit mes 20 dhe 80 minutash.
Vetëm një ADN ngërthen njohuri prej një mijë vëllimesh, të gjitha veçorit e trupit tonë janë të shkruar. Po të marrim majën e gishtit që duket si më e thjeshtë nga pjesët e tjera të trupit, këtu vetëm qeliza e ADN – së, do të jep njohurit e gjithë trupit tonë. Shqyrtimi i gjithë kësaj njohurie për Krijuesin dhe krijimi ynë për së dyti është shumë i lehtë për Të. Sikur që ishte shumë i lehtë për Atë krijimi i par, po aq lehtë do të jetë edhe ky krijimi i dytë.
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? “
Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. Ja Sin 78 – 79.
/islamgjakova/