Gruaja…
1- Ia bënë të lejuar të këndojë në podiume, kurse Allahu e ndaloi atë të thërrasë ezanin dhe ikametin, vetëm për t’i ruajtur brishtësinë dhe dlirësinë.
2- Ia lejuan asaj aktrimin në skenë, kurse Allahu nuk i kërkoi asaj të prezantojë të xhumanë apo namazin me xhemat, për t’i ruajtur brishtësinë dhe dlirësinë.
3- E shndërruan në triumfuese në olimpiada dhe gara, kurse Allahu ia ndaloi asaj vrapimin mes Safasë dhe Meruas, për t’i ruajtur brishtësinë dhe dlirësinë.
4- E nxorrën nëpër udhëtime dhe evente pa pasur një shoqërues (mahrem), kurse Allahu ia hoqi peshën obligative e kryerjes së një prej shtyllave të Islamit nëse nuk ka mundësi të ketë një shoqërues (mahrem), për t’ia ruajtur brishtësinë dhe dlirësinë.
5- E nxorrën që të ndjekë ndeshjet dhe të bëjë tifozllik, kurse Allahu ia hoqi peshën obligative të dalë në xhihad për hir të Islamit, për t’ia ruajtur brishtësinë dhe dlirësinë.
6- E nxorrën nga shtëpia në rrugë, të parfumosur, të zbukuruar, duke shfaqur bukurinë e saj, e mbushur plot aksesorë, kurse Allahu e urdhëroi atë që të mos e godasë këmbën e të dëgjohet zhurma e zinxhirit në këmbën e saj, apo të hamendësohet nga njerëzit bukuria e saj.
Ata nuk deshën për të që të jetë e lirë, por deshën lirinë që të arrijnë tek ajo.
“Allahu dëshiron që t’jua pranojë pendimet tuaja, por ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që të largoheni krejtësisht nga rruga e drejtë.”
Suretun-Nisa: 27
Lusim Allahun të ruajë dlirësinë e grave tona dhe t’i mbulojë (të jenë larg syve të ligj) gratë tona e të gjitha gratë e besimtarëve! Amiin
/Omar Al Odah/