Dije e dashur motër se problemi nuk është tek koha dhe kjo ndjenjë se nuk të mjafton koha është një ndjenjë e rreme, kështu që duhet të rishikoni disa pika për të kontrolluar kohën tuaj siç duhet:
– Pyet veten: pjesën më të madhe të ditës në çfarë e humbet? Çfarë bëni saktësisht? Sa kohë të duhet për një gjë? Mbani shënim me kujdes.
– Pastaj reflektoni për atë që ke shënuar dhe bëni dallime:
• Eliminoni detyrat që mund t’i bëni dy herë në javë ose çdo dy ditë, për shembull, në vend që t’i bëni ato çdo ditë.
• Mos e teproni në punët e përditshme dhe rutinat e zakonshme dhe mos shpenzoni për to kohë më shumë se sa duhet.
• Kohën tënde të caktuar në gjëra shpërqendruese si psh shfletimi i rrjeteve sociale, t’i zvogëloni ato dhe të fshini atë që mund të fshini.
• Kujdes nga ata që u vjedhin kohën e çmuar, vizitat, takimet, telefonatat e zgjatura, tregohuni të moderuar në këtë çështje, mos u bëni të tepruar apo neglizhent.
• Hapësirat për të ngrënë dhe për të pirë e të ngjashme, reduktojini ato sa të keni mundësi.
• Kujdes nga çdo person apo send që futet në emërtimin: “hajduti i kohës”.
– Riorganizoni mirë kohën tuaj të re sipas të dhënave të reja që more, planifikoni të gjitha gjërat thelbësore sipas situatës tuaj aktuale, rrethanave, aftësive…etj.
– Bëhuni sistematik në veprimin e gjërave të planifikuara!
– Provoni dhe përsërisni dhe vazhdoni derisa të rrënjoset tek ju dhe të mësoheni.
– Mos harro që në jetën e dynjasë do të lodheni në të gjitha rastet, andaj punoni për atë që ju sjell dobi në këtë jetë dhe në Botën e Ahiretit.
– Rezistoni në lutje, pasi nuk mund të bëni asgjë pa suksesin e Allahut. Jini të sinqertë, kërkoni ndihmë nga Allahu dhe do tia arrini me Lejen e Allahut.
Allahu na dhëntë ne dhe ju bereqet në kohë!
@AdelinaKucana