1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjatë këtij viti janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja në Kosovë

Më të lexuarat

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka thënë se në muajt e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të importit, rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit.

Këtë e bëri të gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mehmeti tha se është e vështirë ndërhyrja e BQK-së pas ngritjes së çmimeve në vend pasi inflacioni është i importuar.

Mehmeti foli edhe për sistemin bankar në Kosovë, për të cilën tha se është një sistem i qëndrueshëm.

Ai tha se gjatë këtij viti janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja, përderisa vlera e përgjithshme ka arrit në 3.75 miliardë euro.

“Ne si Bankë Qendrore kemi arritur të ndërrojmë një sistem financiar të qëndrueshëm i cili na mundëson që me sigurinë më të madhe të konstatojmë se me shumë sukses po arrijmë të zbatojmë objektivin kryesor e që është stabiliteti financiar. Si sektor financiar i Kosovës ka një situatë të lartë të qëndrueshmërisë më së miri është vërejtur në periudhën e pandemisë së Cocid-19”, tha ai.

“Banka Qendrore ishte e aftë që të merr një sërë masash specifikash të dizajnuara për rrethanat e krijuara nga pandemia në Kosovë të cilat u treguan shumë efektive në zvogëlimin e pasojave ekonomike të krizës pandemike. Sektori bankar ka një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit. Vetëm gjatë vitit janë lëshuar 1.8 miliard euro kredi të reja apo që paraqet një rritje vjetore prej 22.9 për qind, përderisa vlera e përgjithshme ka arrit në 3.75 miliardë euro”, tha Mehmeti.

“Banka Qendrore ka ndërmarr një varg masash dhe reformash me qëllim që sektori i sigurimeve në vend të siguroj pajtueshmëri me kornizën ligjore në fuqi. Për këtë qëllim BQK-ja gjatë viteve të fundit ka marr edhe dhjetëra masa administrative kundrejt siguruesve. Si rezultat i këtyre masave të ndërmarra gjatë këtyre viteve të fundit, aksionarët e disa kompanive të sigurimeve kanë plotësuar kapitalin në vlerë prej 18 milion euro”, tha ai.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, kritikat i pati për profitin e bankave në Kosovë. Tha se profiti i tyre shkon deri në 47 për qind.

E zëvendësguvernatori i këtij institucioni, Sokol Havolli, duke folur për këtë çështje, tha se ajo rrjedhë nga të hyrat e interesit dhe se janë duke punuar që tri vite për ta bërë rregullimin e disa tarifave.

“Pjesa dërmuese e profitabilitetit bankar rrjedh nga të hyrat e interesit, po eksiton edhe pjesa tjetër. Si BQK e kemi analizuar vazhdimisht që tri vite faktin se nëse ka nevojë të ndërhyrjet me rregullore. Është çështje e klientëve që të lëvizin nga banka të cilat kanë tarifa të larta, në banka që kanë tarifa të ulëta”, tha ai.

“Këtë çështje fillimisht duhet ta adresojmë përmes ligjit, përmes kuvendit, se vendit e BE-së e kanë atë kompetencë, dhe këtë jemi duku e punuar draft ligjin e ta kemi këtë kompetencë që të merremi me rregullimin e disa tarifave”, tha Havolli.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, përmendi nivelin e lartë të kamatave, duke thënë se është i papërballueshëm për qytetarët.

“Më boni përshtypje sot kemi një sistem bankar që nuk është barrë e institucioneve e dyta tha bankat janë të qëndrueshme, dhe e përmendi rritjen në investime publike, investime kapitale dhe për mua kur e përmendi edhe rritjen ekonomike 10.5 për qind krahasuar me vitin 2020, më bëri shumë përshtypje. Nëse e krahasojmë me vitin 2020, ne kemi një tkurrje në vitin 2020 kemi pas tkurrje 5.3 për qind dhe nëse bani këtë krahasim normal qe ju del ajo llogari. Tjetra, kur e përmendë  niveli i lartë i kamatave, ndoshta për ju si BQK ekziston një sistem i qëndrueshëm bankat po ne duhet të mendojmë më shumë për qytetarët”, tha Lekaj.

E kryetari i këtij Komisioni, njëherësh deputet i VV-së, Armend Muja, pyeti për punësimet në këtë institucion. Pyeti se kush e ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve.

Guvernatori Mehmeti tha se institucioni që ai e drejton është i pavarur dhe se janë pikërisht ata që kanë bërë intervistimin e kandidatëve, e pastaj e kanë bërë zgjedhjen e kandidatëve të ngushtë. Tha se nuk ka pasur presion nga askush.

“Sa i përket kandidatit, ligji i Bankës Qendrore na ka jap të drejtën që asnjë person nuk na ka thirre nuk na ka pyet ne kemi bërë presion, që të konsumohet bordi i BQK-së”, tha ai.

“Sa i përket përqindjes që aplikohet sa i përket monedhave metalike ne jemi në ngjarje si Bankë Qendrore, kjo ka ndodh para disa viteve është aplikuar një lloj tarife që BQK-ja e aplikon ndaj bankave komerciale dhe kjo krejt si rezultat i asaj që bankat kanë pasur një përqindje prej 5 për qind”, tha ai./EO/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit