Ndikimi i luftës: mungesat më të mëdha të ushqimit në histori
Rajoni i Afrikës Perëndimore po përballet me mungesën më të madhe të ushqimit në histori, të nxitur nga konflikti, thatësira dhe ndikimi i luftës në Ukrainë në çmimet dhe disponueshmërinë e ushqimit, thanë agjencitë humanitare.
Ka rreth 27 milionë njerëz në rajon që vuajnë nga uria dhe ky numër mund të rritet në 38 milionë deri në qershor, 40 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe një nivel historik, thanë në një deklaratë të përbashkët 11 organizata ndërkombëtare humanitare.
Pjesë të mëdha të Afrikës Perëndimore, duke përfshirë pjesë të Burkina Fasos, Malit, Nigerit dhe Nigerisë, po përballen me kryengritje që kanë dëbuar miliona njerëz nga vendi i tyre. Së bashku me Çadin, këto janë vendet më të prekura nga uria.
Rajoni po përballet gjithashtu me përmbytje dhe thatësira të mëdha për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, duke e bërë të vështirë punën për fermerët.
Prodhimi i drithërave në 2021/2022 viti ra me 39 për qind krahasuar me një vit më parë në Niger, ndërsa një rënie prej 15 për qind u regjistrua në Mali.
Çmimet globale të ushqimeve janë rritur dhe tregtia është ndërprerë nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Ndikim negativ pati edhe mbyllja e kufijve për shkak të COVID-19.
Gjashtë vende të Afrikës Perëndimore importojnë 30 deri në 50 për qind të grurit nga Rusia dhe Ukraina, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO). /tesheshi.com/