3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Shoqëritë tregtare dhe azhiotazhi në perspektivën Islame

Më të lexuarat

Ç’është shoqëria tregtare

Shoqëria tregtare është një marrëveshje e cila bëhet ndërmjet dy personave apo më
shumë, që të bashkohen me qëllim që të arrijnë të fitojnë në tregti. Kjo shoqëri mund të
ndodhë edhe pa ndonjë marrëveshje, siç është rasti me trashëgiminë.

Gjykimi për shoqërinë tregtare

Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe me të vërtetë, shumë bashkëpjesëtarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit përveç atyre
të cilët besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi. E sa pak janë këta!” Suretu Sad:24
“Nëse ndonjë burrë apo grua nuk lë pas as paraardhës, por ka vëlla ose motër, secili prej
tyre merr një të gjashtën (e trashëgimisë. Por nëse lë më shumë se dy, atëherë ata janë
pjesëmarrës (ortakë) në një të tretën e trashëgimisë.”Suretu Nisa:12. Ajeti është argument për pohimin e ortakësisë dhe shoqërive të ndryshme përgjithësisht.

Es Saib (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i ka thënë të Dërguarit (Paqja dhe
bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Ke pas qenë ortaku im në kohën e injorancës dhe
ishe ortaku më i mirë (që gjendej)…“Ibën Maxheh (sahih)

Shoqëria tregtare sipas sheriatit

Imam Sheukani në “Sejli el xhirar”, vëll. lll, f. 246-248 thotë:
Shoqëria e rregullt në sheriat është ajo shoqëri që gjendet si rrjedhojë e pëlqimit të dy
palëve apo më shumë, në mënyrë që çdonjëri prej tyre të fusë një sasi të caktuar të
hollash dhe pastaj t’i fusin ato në tregti, me qëllim që të arrijnë të fitojnë dhe në fund ta
ndajnë fitimin, në atë mënyrë që secili të marrë në raport me të hollat që futi në atë
aktivitet biznesi. Nëse ata bienë dakord që ta ndajnë fitimin në mënyrë të barabartë pa
marrë parasysh se nga sa lekë kanë futur, atëherë kjo është e lejuar, meqë ata e kanë
pëlqyer një gjë të tillë qoftë edhe sikur të jetë pasuria që ka futur ndonjëri prej tyre
shumë e vogël dhe pasuria e tjetrit e madhe. Nuk ka problem në sheriat për një gjë të
tillë, përderisa ajo tregti të jetë me pëlqimin e të gjithë ortakëve dhe me dëshirën e tyre”.

AZHIOTAZHI (EL MUDARABE)
Ç’është azhiotazhi.
Azhiotazhi (el mudarabe) është marrë nga udhëtimi nëpër tokë, që do të thotë udhëtim
me qëllim tregtie.

Allahu i Lartësuar thotë:
…Dhe të tjerë udhëtojnë nëpër tokë duke kërkuar begatitë e Allahut…” Muzemil:2
Në arabisht quhet Kirad (ndarje, shkëputje), sepse i zoti i pasurisë ndan një pjesë të
pasurisë së tij për ta futur në tregti, si dhe një pjesë të fitimit me ortakun që bëri tregti
me pasurinë e tij.
Me azhiotazhin këtu është për qëllim: “Marrëveshja ndërmjet dy palëve për të paguar
njëra palë shumën që duhet për aktivitetin e caktuar palës tjetër, e cila do t’i punojë ato
në atë aktivitet dhe fitimin do ta ndajnë sipas asaj që bien në një mendje që në fillim
(njëra palë ka të hollat kurse tjetra përvojën dhe mundimin)”

Gjykimi për azhiotazhin
Ibën Mundhir (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë në librin tij “el Mexhmu’”, f.124:
Dijetarët janë bashkuar në mendimin se azhiotazhi me ar e argjend (të holla, para) është
i lejuar. Janë bashkuar, gjithashtu, edhe në fjalën se punëtori ka të drejtë t’i vendosë
kusht financuesit për të marrë një të tretën e fitimit, gjysmën e tij ose aq sa bien në një
mendje që në fillim të marrëveshjes, me kusht që të jetë e ditur nga të dyja palët që në
fillim.”
Edhe shokët e të të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kanë punuar
me azhiotazh.

Zejd ibën Eslem transmeton nga babai i tij se ka thënë: Abdullahi dhe Ubejdilahi, dy
bijtë e Umer bin Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dolën me një ushtri për në Irak.
Kur mbërritën, kaluan nga Ebu Musa el Eshari i cili ishte kryetar i Basras. Ai u uroi
mirëseardhjen dhe pastaj u tha: “Nëse do të mund të bëja diçka për ju, do ta bëja. Ah, po,
këtu kam prej pasurisë së Allahut (të hollat e zekatit të banorëve të Basras), të cilën
desha t’ia dërgoj prijësit të besimtarëve. Unë po ua jap juve që të bleni prej mallit të
Irakut dhe pastaj ta shisni në Medine. Pasi ta shisni mallin, jepini origjinën e të hollave
prijësit të besimtarëve, ndërsa fitimin e keni ju të dy”.

Ata thanë: “Do ta donim një gjë të tillë. Ashtu bëri dhe i shkroi Umer bin Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që të marrë të hollat (e zekatit) prej tyre. Pasi erdhën në Medine dhe fituan prej tregtisë, shkuan tek Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për të paguar lekët e zekatit që u dha Ebu Musa.
-A i dha të gjithë ushtrisë kështu si juve? – pyeti Umeri.
-Jo.
-Domethënë ju dha meqë jeni bijtë e prijësit të besimtarëve! Dorëzojeni pasurinë e zekatit
bashkë me fitimin!

Abdullahi nuk foli, kurse Ubejdilahi tha: “Nuk duhet ta bësh këtë, o prijësi i
besimtarëve, sepse nëse kjo pasuri do të ishte pakësuar në tregti apo do të kishte
humbur e gjitha, atëherë ne do ta kompensonim atë!
-Dorëzojeni! – tha Umeri.
Abdullahi përsëri heshti, kurse Ubejdilahi tha të njëjtën gjë.
Atëherë dikush prej të pranishmëve tek Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha:
-O prijësi i besimtarëve! Përse nuk e llogarit si azhiotazh?
-Si të tillë po e llogaris. Atëherë Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mori origjinën e
pasurisë (të hollat e zekatit) dhe gjysmën e të gjithë fitimit (për t’i vënë në arkën e
pasurisë së muslimanëve) ndërsa Abdullahi me Ubejdilahin, dy bijtë e Umer bin
Hatabit, morën gjysmën tjetër të fitimit.”Malik, Bejhaki (sahih)

Besnikëria e punëtorit

Azhiotazhi është i lejuar në çdo formë, qoftë i kufizuar (nga i pasuri, si p.sh. të thotë që
bëj këtë lloj tregtie apo mos e ngarko mallin në anije etj.) apo i pakufizuar (si p.sh.: të
thotë që bëj çdo lloj tregtie që do) dhe punëtori nuk kompenson asgjë vetëm në rast se e
prish diçka me dashje apo duke bërë diçka që ia ka ndaluar i zoti i pasurisë.

Ibën Mundhiri thotë: “Dijetarët janë bashkuar në mendimin se nëse i zoti i pasurisë e
ndalon punëtorin të shesë mall pa lekë në dorë dhe ai shet, atëherë punëtori duhet ta
kompesojë atë (nëse nuk ia kthejnë borxhin)”.

Hakim ibën Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shok i të Dërguarit të Allahut (Paqja
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur i jepte dikujt pasuri me qëllim azhiotazhi, i
vendoste kusht që mos ta fuste atë para në mëlçi të njoma (ushqime që prishen), mos të
kalonte me të detin dhe mos të kalonte nëpër barqet e luginave. Nëse bën ndonjë prej
këtyre, atëherë do të kompensosh mallin tim. Darakutni, Bejhaki (sahih).

LIBRI : Meshhur Hasen, Rregullat e shitblerjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit