4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Caktoje një kohë në të cilën do t’i bësh lutje Zotit tënd Bujar për çdo ditë të Ramazanit.

Më të lexuarat

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” [Kuran, 2:186]

Hadith

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Atij që e agjëron Ramazanin me besim dhe duke llogaritur në shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”[1]

Shkreptimë

A e dini se lutjet e agjëruesit nuk kthehen mbrapsht?!

I Dërguari i Allahut, Muhammedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Tre vetëve lutjet nuk u kthehen mbrapsht: agjëruesit deri sa të bëjë iftar, prijësit të drejtë dhe atij që i është bërë zullum (padrejtësi).”[2]

I Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, po ashtu ka thënë: “Vërtet, agjëruesi ka një lutje në kohën e iftarit e cila nuk kthehet mbrapsht.”[3]

Ide

Caktoje një kohë në të cilën do t’i bësh lutje Zotit tënd Bujar për çdo ditë të Ramazanit.

Shtesë

Ebu Abdullah El-Bunaxhi thoshte: “Është për t’u çuditur me njeriun që e gjen te Zotëria i vet gjënë për të cilën ka nevojë, ndërsa e kërkon atë nga robërit.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit