-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan i dërgon ofertë Putinit

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Drejtorisë për Komunikim të Kabinetit të Presidentit të Turqisë, Erdogan dhe Putin kanë diskutuar për takimin e ekipeve negociatore të Rusisë dhe Ukrainës, i cili u mbajt të martën në Stamboll të Turqisë.

Erdogan tha se takimi pozitiv dhe konstruktiv i delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll ngjall shpresa për paqe.

Duke vënë në dukje se është e rëndësishme që palët të sillen në mënyrë të arsyeshme dhe të vazhdojnë dialogun, Erdogan tha se duke organizuar një takim midis presidentit rus Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ata duan të kurorëzojnë përpjekjet për paqe që po ndërmarrin.

Në një bisedë telefonike me Putinin, Erdogan përsëriti një propozim që Turqia të presë një takim të liderëve ukrainas dhe rusë.

Putin falënderoi gjithashtu Presidentin Erdogan për pritjen e një takimi të ekipeve negociuese ruse dhe ukrainase në Stamboll, sipas asaj çfarë thuhet nga Presidenca turke.

Tashmë pritet përgjigja ndaj ofertës. Nëse Putin thotë “Po”, Erdogan konfirmohet si njeriu-çelës për derën e paqes në atë që për shumëkënd është një Luftë e Tretë. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit