9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Batalioni musliman “Crimea” çliron një fshat të Kievit

Më të lexuarat

Mesazhi i tyre pas triumfit ndaj rusëve

Pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, shumë muslimanë tatarë lanë shtëpitë e tyre. Në mesin e vitit 2015, në Ukrainë u krijua një njësi e përbërë pikërisht nga ata.

Që atëherë, këta tatarë muslimanë kanë qenë pjesë e forcave ukrainase.

Një njësi e quajtur batalioni musliman “Crimea” po merr pjesë aktualisht në mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.

Dje u publikua një video që tregon luftëtarët e Krimesë duke çliruar fshatin Motizhin në zonën e Kojevit.

Në videon e mëposhtme shihet komandanti i luftëtarëve të Krimesë, Isa Akayev, duke u dërguar një mesazh muslimanëve që po luftojnë në radhët e agresorit rus.

Ai fillimisht kujtoi krimet e Rusisë kundër muslimanëve dhe më pas iu drejtua muslimanëve që erdhën në Ukrainë vullnetarisht për të luftuar për Putinin:

“Dëshiroj t’u përcjell të gjithë atyre apostatëve që janë në radhët e forcave të armatosura ruse se ka hapësirë ​​të mjaftueshme në Ukrainë për të gjithë ju!

Ne do t’ju varrosim të gjithëve, vetëm mos harroni të vendosni farat e lulediellit në xhepat tuaj, që (në një varr më të madh) të rriten luledielli.”

Kujtojmë se në mars të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë.

Në vitin 1944, tatarët e Krimesë u dëbuan nga atdheu i tyre nga udhëheqësi sovjetik Stalin, duke i akuzuar ata për bashkëpunim me Gjermaninë naziste kundër Bashkimit Sovjetik. Ata u zhvendosën në pjesë të Azisë Qendrore dhe Kaukazit. Një komunitet i madh i tatarëve të Krimesë u vendos në Turqi, duke ikur nga persekutimi sovjetik.

Me rënien e Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990, tatarët e Krimesë nisënj të ktheheshin në atdheun e tyre në grupe. Sot, rreth 300,000 prej tyre jetojnë në gadishull, që është rreth 12 për qind e popullsisë së përgjithshme në Krime. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit