Prishtinë, më 24 mars 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një delegacion nga fondacioni “Revival of Islamic Heritage Society” e njohur si fondacionin “Ringjallja e Trashëgimisë Islame”, të kryesuar nga Mahmud en-Nexhdi. Myftiu Tërnava së pari u shprehu mirëseardhje mysafirëve, pastaj i njohu me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare dhe edukative që bën Kryesia e BIK-ut në vend.Myftiu Tërnava po ashtu falënderoi qeverinë dhe popullin e Kuvajtit, të cilët kanë kontribuar shumë për përmirësimin e infrastrukturës së BIK-ut dhe theksoi se Kuvajti vazhdimisht ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për shtetin e Kosovës gjatë luftës, por edhe pas përfundimit të saj dhe për këtë populli i Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojë këtë mirësi nga ta.Nga ana e tij, z.Mahmud en-Nexhdi u shpreh se është shumë i lumtur që po viziton Kosovën dhe theksoi se populli i Kosovës është një popull shumë i dashur dhe Kuvajti ka kuptuar nevojat që ka populli i Kosovës dhe është munduar që sadopak të ofrojë ndihmë vëllazërore në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Dy palët u dakorduan që të realizojnë projekte të përbashkëta në dobi të vendit tonë.