I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha për Radion Evropa e Lirë se blloku evropian dëshiron të mos krijojë standarde të posaçme për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të krijohet duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.