Gazetari i sportit Connor Humm raportoi për konvertimin e Partey-t në Islam me një fotografi të mesfushorit ganez duke mbajtur një Kuran
Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është konvertuar në Islam, raportoi sot një gazetar sporti me bazë në Britaninë e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Connor Humm raportoi për konvertimin e Partey-t në Islam me një fotografi të mesfushorit ganez duke mbajtur një Kuran.
Mesfushori 28-vjeçar iu bashkua skuadrës angleze Arsenal nga Atletico Madrid në vitin 2020.
Ai ka shënuar dy gola në 57 ndeshje për topçinjtë.
/aa/