-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zyrtarët amerikanë konfirmojnë se rusët përdorën raketa hipersonike në Ukrainë

Më të lexuarat

Zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar se Rusia ka përdorur raketa hipersonike në Ukrainë.

Madje këta zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar për CNN se raketat janë përdorur në Ukrainë gjatë javës së kaluar, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara kanë arritur të gjurmojnë vendin nga ku është lansuar një prej këtyre raketave.

E sipas zyrtarëve amerikanë, Putini mëton me këtë lëvizje të dërgojë një lloj mesazhi Perëndimit, kinse Rusia ka “kapacitete” të mëdha.

Ndryshe ministria ruse e Mbrojtjes, sot ka njoftuar se ka lansuar raketat hipersonike Kinzhal mbi një depo municioni në pjesën perëndimore të Ukrainës, duke shkatërruar infrastrukturën e një fshati ukrainas – Delyatin. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit