2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BitDefender QuickScan – Metodë e shpejt për të skanuar komputerin

Më të lexuarat

Në një ose dy vitet e fundit, shumë ndërmarrje të sigurisë kanë filluar të përdorin alternativën cloud për qëllimet e tyre, për shembull duke e mbajtur një pjesë të madhe të një baze me të dhëna të softuerëve në cloud për azhurnim më të shpejt dhe më të mirë.

BitDefender QuickScan është një aplikacion që kombinon skanimin lokal dhe skanimin në cloud për të krijuar një vegël të avansuar online që gjen shpejt rreziqet elektronike në memorjen tuaj. Ky aplikacion është shumë i thjeshtë, dhe kërkon vetëm një shtojcë të vogël për shfletuesin (duke përfshirë shfletuesit Mozilla Firefox, Google Chrome dhe Internet Explorer). Për dallim nga skanerët e tjerë online makinat nuk ka nevojë të shkarkohen në sistemin tuaj ose të përditësohen.

Si ta përdorni BitDefender QuickScan

Fillimisht shkoni tek faqja BitDefender QuickScan dhe klikoni butonin “Scan now”. Menjëherë, do të shihni një dritare të instalimit që ju kërkon ta instaloni shtojcën për shfletues.

BitDefender QuickScan funksionon online nga çdo kompjuter i lidhur në Internet dhe nuk e ngadalëson atë. Skanimi zgjatë më pak se një minutë pas instalimit të shtojcës në shfletues.

Dhe pas skanimit do të ju shfaqet porosia se nuk është gjetur asgjë, ose që sistemi i skanuar është i infektuar dhe ka nevojë të pastrohet. Ai kryesisht gjen malinj, rreziqet e fshehura dhe vjedhësit e informatave për qasje të ndryshme.

Aplikacioni nuk vjen së bashku me mundësitë për fshirje dhe BitDefender do të reklamojë produktet e veta në faqe si zgjidhje për fshirje. Nëse nuk e shihni të nevojshme të paguani para për një zgjidhje që ju liron nga gjërat e këqija në kompjuter, atëherë mund të provoni ndonjë alternativë pa pagesë. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit