-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lëvizja “Bashkohu” denoncon pederastinë e qeverisë dhe diskriminimin e muslimanëve

Më të lexuarat

Deklaratë për media

Lëvizja “Bashkohu” denoncon pederastinë e qeverisë dhe diskriminimin e muslimanëve.

Lëvizja “Bashkohu”, e cila mbron vlerat fetare dhe kombëtare të popullit në Kosovë ,po ndjek me
shqetësim të thellë deklaratat e disa qeveritarëve të Kosovës. Këta njerëz që kanë mision
shkatërrimin e identitetit musliman shqiptar, kohët e fundit po kryejnë një gjenocid fetar dhe
kulturor kundër popullit tonë.

Lëvizja “Bashkohu” , deklaratat e disa politikanëve që janë pjesë e qeverisë, e bëjnë thirrje
për degjenerimin moral të shoqërisë sonë i dënon në mënyrë të prerë.
Mbrojta e homoseksualëve nga disa qeveritarë, të njëjtit që kanë shpallur luftë kundër
vajzave tona me shami tregon natyrën anti-popullore dhe anti-shqiptare të qeveritarëve të Prishtinës.

Qeveritarët tanë që në emër të Bashkimin Evropian kërkojnë të shpallin si moral pederastinë dhe
si krim besimin Islam, të cilin e ndalojnë që të mësohet në shkollat tona – e shohim thirrje
si të rrezikshme për shoqërin tonë , pasi që vetë Bashkimi Evropian ka vënë kusht për pranimin
e një shteti të kenë mbi 50% të arsimuar në nivelin bachellor, gjë që i mohohet popullit tonë.

Ne si muslimanë të Kosovës i apelojmë popullit tonë që të ndalojë dhe mohojë degjenerimin
moral dhe fetar që qeveritarët tanë duan të na imponojnë. Ne jemi kundër paradës së gejve,
pasi ne jemi shqiptarë muslimanë. Në traditën tonë shqiptare dhe mësimin e Kuranit, falë të
cilave ne i rezistuam për 100 vjet okupimit serb, pederastia nuk ka vend. Ajo është krim, turp,
mëkat dhe fatkeqësi e madhe e cila sjell dënimin e Zotit.

Po ashtu i sigurojmë motrat tona që ne nuk i kemi harruar edhe poshtërimet që ato pësojnë
për shkak të shamisë në shkollat publike në Kosovë, në një kohë që pederastët trajtohen
me përkëdheli. Ky është një fakt shumë domethënës që tregon se për kë punon qeveria Thaçi
të cilën e sigurojmë se në rast vendimi të lejimit për ndonje parad të imoralshme sic janë gej-t
do ta ndalojmë me të gjitha mundësit që i kemi .

Ne i bëjmë apel qeverisë së Kosovës që të mos provokojë ndjenjat fetare të popullit tonë,
siç kanë bërë serbët. Kosova i përket shqiptarëve musliman dhe jo pederastëve.
Nesë qeveritarëve tanë u pëlqen jeta e gejve, u sugjerojmë që të lënë Kosovën dhe të
shkojnë në Hollandë apo në vende të tjera. 99% e shqiptarëve e refuzojnë pederastinë
dhe imoralitetin. Prandaj ne kërkojmë demokratikisht ndalim të këtij degjenerimi publik.

Kryesia e Lëvizjes “Bashkohu”/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit