Njoftohet se ka kryer me sukses fluturimin e parë modeli i ri i dronit Bayraktar AKINCI B (TİHA – Mjet ajror sulmues pa pilot) i cili zhvillohet nga kompania Baykar me mjete vendase dhe kombëtare në kuadrin e projektit AKINCI nën udhëheqjen e Kryesisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimit nga Baykar thuhet se droni Bayraktar AKINCI B ka një fuqi gjithsej 1500 HP përfshirë motorët 2 X 750 HP dhe ai ka kryer me sukses testin e parë të fluturimit.
Në këtë mënyrë Bayraktar AKINCI B thuhet se do të shërbejë si avioni luftarak me fuqinë më të madhe dhe me aftësinë më të lartë luftarake të klasit të tij.
Në testimin e kryer në Qendrën e Trajnimit dhe Testimit Bayraktar AKINCI që ndodhet në rajonin Çorlu, AKINCI B qëndroi në ajër për 1 orë e 16 minuta. Në fluturimin e parë të AKINCI B u kryen me sukses edhe testet e përcaktimit të parametrave aerodinamike.
“Së shpejti në qiell do të jetë edhe AKINCI C”
Drejtori i përgjithshëm i Baykar, Haluk Bayraktar, në një postim nga llogaria e tij Twitter deklaroi se, “Me dy vende kemi përfunduar marrëveshjen e eksportimit të Bayraktar AKINCI TİHA. Pas AKINCI B, i cili ka kryer me sukses fluturimin e parë dhe i cili ka një fuqi 2×750=1500 HP, në qiell së shpejti do të jetë edhe AKINCI C. Uroj të jetë i dobishëm”.
Ndërsa edhe lideri i teknologjisë Baykar, Selçuk Bayraktar në një postim nga llogaria e tij Twitter ka theksuar se, “Në klasën e tij është Mjeti Ajror pa Pilot më i fuqishëm dhe me aftësinë më të lartë luftarake në botë. Sot ka përfunduar me sukses fluturimin e tij të parë. Uroj të jetë në dobi të atdheut dhe popullit tonë”.