8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

HISTORIA E SARESSarah is dead,Im so sorry for your loss

Më të lexuarat

Nga: Amer Halid

HISTORIA E SARES

Kjo temë, siç edhe shihet i kushtohet Sarës. Nuk është Sara e shoqja e profetit Ibrahim, por është Sara, një nga motrat tona të cilën Zoti e udhëzoi në rrugë të drejtë.
Në kohën e Musait a.s, ndodh një thatësirë e madhe që nuk ish parë më parë. Të mbjellat u thanë, bagëtia filloi të ngordhë,  dhe njerëzit filloi ti kërcënojë uria dhe etja.
Populli i Musait u mblodh një ditë dhe vajtën tek Musai dhe i thanë: O Musa, lute Zotin që të lëshojë shi nga qielli, pasi mund të vdesim. Atëherë Musai i mblodhi popullin, rreth 70 mijë çifutë dhe filloi të lutej, kurse populli thonin Amin, pas çdo lutje. Megjithatë shiu nuk po binte.
Atëherë Musai u drejtua nga qielli dhe tha: O Zot, përse nuk po na lëshon shi, megjithëse u lutëm?
Zoti i thotë: O Musa, nuk do të bie shi, pasi në mesin tuaj është një burrë i cili ka 40 vjet që bën gjynahe pa iu skuqur fytyra një herë prej Meje. Nuk do të bjerë shi deri sa ai të dalë nga mesi juaj. Vetëm kur të dalë do të bjerë shiu. Atëherë Musai i mblodhi të gjithë njerëzit dhe u tha: Nuk do të bjerë shi deri sa të largohet prej nesh ai që ka 40 vjet që bën gjynahe.
Personi që kish 40 vjet që bënte gjynahe, shikon njëherë majtas dhe djathtas se mos del dikush tjetër, por kur pa që nuk lëvizi kush, e kuptoi që për të flitej. Në ato çaste të vështira për të, fillon të thotë me vete:”O Zot, ka dyzet vite që nuk të bindem dhe kam vazhduar me gjynahe dhe Ti më ke mbuluar dhe nuk e kanë marrë vesh njerëzit. O Zot, po të dal tani do të dal i poshtëruar, nëse nuk dal do të vdesim nga etja. O Zot, unë në këto momente pendohem për ato që kam vepruar, prandaj më fal dhe mi mbulo të metat.” Në atë çast filloi të bjerë shiu.
Musai i habitur e pyeti Zotin: O Zot, si ka mundësi që ra shiu, megjithëse nuk doli kush?
O Musa – ia ktheu Zoti, – robi im që veproi gjynahe për 40 vjet, u pendua me sinqeritet në ato çaste dhe Unë ia pranova pendimin, prandaj filloi të bjerë shiu.
Musai a.s iu lut: O Zot, të lutem ma trego, kush është ai njeri!
Por Zoti ia ktheu: O Musa, ka 40 vite që bën gjynahe dhe Unë ia kam mbuluar, kurse tani që u pendua dhe i la gjynahet unë ta zbuloj dhe ta poshtëroj para njerëzve?!
Në këtë histori dhe shumë të tjera, përballemi me mëshirën dhe dhembshurinë e pafund të Zotit të madhëruar. Histori të tilla unë dhe të tjerë i tregojmë sa herë na jepet rasti. Vetëm dy muaj më parë, këtë mëshirë dhe dhembshuri të Zotit, unë pata fatin ta shoh të mishëruar tek një person që kontaktoi me mua. Ky person, është Sara.
Si zakonisht, mua më vijnë mesazhe të shumta në faqen time elektronike www.amrkhaled.net. Të them të drejtën, ndonjëherë e kam të vështirë t’i lexoj të gjithë emailet që më adresohen, pasi janë të shumta. Një ditë, pashë që emailet ishin të shumta. Për shkak se isha nisur për të udhëtuar nga Bejruti në Londër, mendova t’i lexoj pasi të kthehem nga udhëtimi. Fletët ku kisha printuar emailet i lashë mbi tavolinë, por disa fletë më ranë përtokë. Kur i mora, një nga fletët që kishin qenë në fund, e vendosa të parën. Ndërkohë që po përpiqesha t’i sistemoj fletët, sytë më vajtën tek përmbajtja e emailit në fletën e parë. Në email shkruhej:
Unë jam nje vajze Libaneze, me origjinë myslimane, baba mysliman dhe nënë të krishterë. Vitet e para të jetës i kalova në Liban. Kur isha 10 vjeç familja ime emigroi për në Australi, dhe me ketë u prenë lidhjet tona me lindjen e mesme.  Sot jam 22 vjeç dhe me emigrimin tonë përfunduan lidhjet e mia me fenë dhe nuk di me shumë veçse jam myslimane, por nuk di as formën e Kuranit, as Fatihane dhe nuk di si të falem. Feja nuk luan ndonjë rol në jetën time.  Më vonë prindërit e mi u divorcuan dhe secili prej tyre u rimartua. Kur hyra në universitet, ata u larguan nga Australia, duke me lënë të vetme pa familje apo vëllezër e motra dhe pa ditur gjë mbi pjesën tjetër të familjes në Liban.
Unë jetova e vetme dhe u detyrova të punoj për t’u kujdesur për veten dhe për të ndjekur studimet në universitet .  Ditën studioja dhe natën punoja në një lokal. Kam pasur dhe një të dashur. Nuk kam lenë gjë të ndaluar (haram) pa e vepruar pa pasur turp apo dhimbje, pasi isha adoptuar plotësisht me jetën e perëndimit. Flas një arabishte të thjeshtë, jam shumë e bukur dhe kam marrë pjesë dhe në një konkurs bukurie të zhvilluar në Nju Zelandë, ku fitova
çmimin e parë të qytetit ku jetoj. Tani po përgatitem për të marrë pjesë në një konkurs më të madh bukurie në Nju Zelandë.
Gjer tani, kam pozuar për shumë revista. Gjatë kësaj kohe vizitoja një familje me origjinë Libaneze që jetojnë në Australi. Në një nga vizitat i gjeta duke ndjekur një emision fetar të Amr Khaled, i cili fliste rreth nderit (pastërtisë morale) dhe ne ekran shfaqej adresa e faqes së tij të internetit. U trondita nga ajo që dëgjoja dhe ndjeva se ai po me drejtohej mua. Në ato çste mu duk vetja sikur jam lakuriqe, pa rroba në trup. Mendova se vizita ime pikërisht atë natë, nuk ishte rastësisht. E ndjeja që ishte kujdesi i Zotit ai që më solli në atë familje pikërisht atë natë, që unë të ndryshoj kursin e jetës. Në fund, pasi mora adresën tuaj elektronike, u ula para kompjuterit dhe po u shkruaj që t’ju pyes: A është e mundur që Allahu të më pranojë mua? A është e mundur që Zoti të më falë?”
Ky email më tronditi pa masë dhe menjëherë i nisa një email ku u përpoqa ta bind se Zoti i fal gjynahet dhe e pranon robin kur i kthehet rrugës së Tij. Më pas, i tregova si të dëgjojë disa nga ligjëratat e mia rreth pendimit dhe shpresës.
Tre ditë më vonë, Sara më shkruan dhe më tregon se e kishte lënë punën tek lokali. Këtë e kishte bërë ngaqë nuk dëshironte të veprojë gjëra haram. Dy ditë më vonë më shkruan dhe më tregon se tashmë nuk pinte pije alkolike. Disa ditë më vonë, më shkruan se kishte dëgjuar ligjëratën e pendimit dhe se dëshironte t’i kthehej rrugës së Zotit. Veçse problemi i vetëm që kishte ishte se e kishte të vështirë të ndahej nga i dashuri i saj. Dy ditë më vonë më shkruan se ishte ndarë përfundimisht nga i dashuri. Pas dy ditësh, unë dhe gruaja ime i telefonuam dhe na kërkoi kaseta Kurani, sepse donte të mësojë fatihanë dhe sure të tjera për t’u falur. Ne ia dërguam këto dhe pas dy ditësh na kërkoi t’i mësojmë namazin, pasi dëshironte të falej. Ne i dërguam materialet e duhura dhe e udhëzuam të vizitojë disa faqe interneti të cilat të mësojnë namazin.
Dy ditë më vonë na tregoi se kishte filluar të falej dhe se ato ditë ishin ditët më të lumtura të jetës së saj. Tashmë ajo kishte gjetur atë që kishte vite që e kërkonte. Ajo kishte gjetur Zotin e saj.
Disa ditë më vonë na tregoi se kishte mësuar suren Nebe. Dy ditë më vonë na tregoi se kishte mësuar suren Rahman dhe se dëshironte të mësojë suren Jusuf.
Ishte hera e parë që shihja një person të afrohej kaq shpjet me Zotin, ndërkohë që vetëm disa ditë më parë kishte qenë shumë larg.
Dy ditë më vonë, ajo na njoftoi se kishte filluar të falë namaz nate. Ajo e ndjente ëmbëlsinë e namazit të natës dhe fliste gjithë pasion. Ajo i dëgjonte ajetet e Kuranit dhe e ndjente ëmbëlsinë e Kuranit.
Dy ditë më pas, na tregoi se dëshiron të veshë hixhabin. Të them të drejtën, unë kisha frikë nga kjo rrjedhë kaq e shpejtë ngjarjesh. Të shumta janë ato vajza dhe femra që janë nxituar dhe e kanë veshur hixhabin, por më pas e kanë hequr atë, pasi ky vendim ka qenë i bazuar në disa emocione çasti. Por mesa duket njerëzit nuk janë të gjithë njëlloj. Unë i shkrova dhe i kërkova të mos nxitohet, pasi kam para shumë vajza që e kanë hequr sërish hixhabin. por ajo më ktheu përgjigje ku më thoshte se e kishte të pamundur të presë. Ajo që shpresonte të fitojë konkursin e miss New Zelanda dhe më pas miss univers, mezi priste të veshë hixhabin.
Tre javë më vonë pasi kishte veshur hixhabin, ajo më shkruante dhe më thoshte:”Dua të bëj diçka për Islamin.”
Këtë e thoshte Sara e cila kishte vetëm disa javë që ishte lidhur me Zotin dhe nuk e thonë djem dhe vajza të rinj që kanë dhjetëra vite që falen, luten dhe agjërojnë.
Për një javë kontaktet mes nesh u shkëputën. Pas një jave, ajo më shkruante se për të hyrë në konkursin e bukurisë, ajo kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks. Asokohe doktorët i kishin thënë se kjo ndërhyrje mund të ketë pasoja të rrezikshme, por ajo nuk i kishte dëgjuar. Kështu, gjatë javës së kaluar kishte qenë shumë e lodhur dhe e sëmurë. Pasi ishte vizituar tek doktori, i kishin thënë se ka kancer dhe nëse nuk i nënshtrohesh një operacioni të shpejtë, mund të paralizohej dhe më pas të vdesë.
Në fund të emailit ajo pyeste: Vallë a do mi falë Zoti njëzet vitet e kaluara?
Të gjithë kasetat dhe materialet që më keni dërguar ju, ia kam lënë shoqes time të ngushtë, me qëllim që t’ia japë dikujt tjetër në rast se më ndodh diçka.
Sara nuk doli e gjallë nga operacioni. Dita që ajo ndërroi jetë ishte ditë e premte. E lusim Zotin që ta falë dhe ta mëshirojë! Namazin e xhenazes ia falën në një xhami, ku numri i myslimanëve ishte i madh. Në të njëjtën ditë, unë dhe gruaja kishim vendosur të shkojmë të vizitojmë Qaben. Për arsyen e lartpërmendur, ne ia dhuruam Sarës këtë umre. Jo vetëm kaq, por edhe tre persona të tjerë ia dhuruan umren e tyre Sarës.
Edhe pse periudha e përkushtimit të saj fetar ishte shumë e shkurtër, në emailet e saj ajo flet si një myslimane e hershme.
 
Kurse më poshtë do të mund të njiheni me e-mailet të cilat Sara ia dërgoi prof. Amr Khalid, nëpërmjet internetit .
Emaili   i parë pas ndodhisë në shtëpinë e miqve të saj libaneze :
 
I am a Lebanese girl with a Muslim father and Christian mother, I lived in Lebanon for the first 10 years of my life and then I migrated with my parents to Australia where I was completely cut off from any Arabic Culture or Islamic teachings, until I am 22 years old now, for I am a Muslim by name only, I do not knoë hoë the Quran looks life, I do not knoë the fatiha and do not know how to pray and religion does not play any role in my life whatsoever. Then my parents got divorced and they each re-married, I entered university and both my parents left Australia, they left me alone with no family or siblings and without knowing anything about my family in Lebanon. I lived alone and was forced to work to afford living by myself for I go to university in the morning and work at a bar at night and I have a boyfriend and have not left anything harram, except that I have done it, for I have completely adapted the western way of living. I know very simple Arabic and I am very beautiful and I participated in a beauty queen’s contest in New Zealand and I won in the city I live in. I am now preparing to enter a bigger contest in Ne Zealand, and I have become a supermodel on the cover of many inappropriate magazines, and through all this, I was visiting a family of Lebanese origin in Australia and they were watching a halaqua for Amr Khaled about iffa (modesty, purity, chastity) and it had the website on it, and I completely fell apart b/c I felt he was speaking to me. I ask if Allah can accept me.
 
( Unë jam nje vajze Libaneze, me origjinë myslimane, baba mysliman dhe nënë të krishterë. Vitet e para të jetës i kalova në Liban. Kur isha 10 vjeç familja ime emigroi për në Australi, dhe me ketë u prenë lidhjet tona me lindjen e mesme.  Sot jam 22 vjeç dhe me emigrimin tonë përfunduan lidhjet e mia me fenë dhe nuk di me shumë veçse jam myslimane, por nuk di as formën e Kuranit, as Fatihanë dhe nuk di si të falem. Feja nuk luan ndonjë rol në jetën time.  Më vonë prindërit e mi u divorcuan dhe secili prej tyre u rimartua. Kur hyra në universitet, ata u larguan nga Australia, duke me lënë të vetme pa familje apo vëllezër e motra dhe pa ditur gjë mbi pjesën tjetër të familjes në Liban .
Unë jetova e vetme dhe u detyrova të punoj për t’u kujdesur për veten dhe për të ndjekur studimet në universitet .  Ditën studioja dhe natën punoja në një lokal. Kam pasur dhe një të dashur. Nuk kam lenë gjë të ndaluar (haram) pa e vepruar pa pasur turp apo dhimbje, pasi isha adoptuar plotësisht me jetën e perëndimit. Flas një arabishte të thjeshtë, jam shumë e bukur dhe kam marrë pjesë dhe në një konkurs bukurie të zhvilluar në Nju Zelandë, ku fitova
çmimin e parë të qytetit ku jetoj. Tani po përgatitem për të marrë pjesë në një konkurs më të madh bukurie në Nju Zelandë.
Gjer tani, kam pozuar për shumë revista. Gjatë kësaj kohe vizitoja një familje me origjinë Libaneze që jetojnë në Australi. Në një nga vizitat i gjeta duke ndjekur një emision fetar të Amr Khaled, i cili fliste rreth nderit (pastërtisë morale) dhe ne ekran shfaqej adresa e faqes së tij të internetit. U trondita nga ajo që dëgjoja dhe ndjeva se ai po me drejtohej mua. Po ju shkruaj pasi dua të di nëse është e mundur që Allahu të më pranojë mua ) .
 
Pasi profesor Amr Khaled e mori këtë email, i dërgoi Sares një email, ku i shkruante se Zoti i fal te gjitha gjynahet, dhe se nga atributet e Tij, është i Mëshirshmi, dhe se Ai ia ka bërë detyrë vetes së Tij mëshirën ndaj krijesave, dhe se ka thënë që mëshira e Tij, është më e madhe se dënimi i Tij . Më pas i tregoi histori të njerëzve të cilët kishin kryer vepra të liga, ishin penduar, dhe se Zoti ua kish falur .
 
Dy dite me pas Sara i shkruan përsëri duke i thene :
 
I cant Belive that allah can forgive me, I cant stop crying, I need to learn how to pray to allah
(Nuk mund ta besoj se Allahu do të më falë, vazhdoj të qaj dhe kam nevoje të mësoj si të falem ).
Me pas prof. Amr Khaled i kërkoi adresën e saj që t’i dërgojë kaseta kurani, dhe  kasetat e emisioneve te tij .
 
Sara ia dërgoi adresen e saj të mëposhtme :
The address is: 28a cornhill st,North east valley, Dunedin, Neë Zealand
Pasi i morri kasetat, Sara i dërgon këtë mesazh :
I dont know how to thank you… No one takes care of me like you… I wish if I have a brother like you..
(Nuk di si t’ju falenderoj … Askush nuk kujdeset për mua siç kujdeseni ju .. Do të doja të kisha një vëlla si ju ..)
 
Pas dy ditësh, i dërgon mesazhin e mëposhtëm :
Salam aleekom, are you ok? I have a big surprise for you.. I learned sorat al naba.. I can say it without looking to quran.Im gonna pray with it.
Selamu alejkum, mirë jeni? Kam një surprize për ju. Mësova suren Nebe dhe mund ta them pa e parë në Kuran. Tani do te falem me këtë sure) .
Pas një jave i dërgon një mesazh tjetër ku i  thotë :
Salam aleekom ,I learned surat youssif , I thought that I will not but alhamd lellah
 ( Selam alejkum, mesova suren Jusuf . Kujtoja se nuk do  te mundem, por falenderoj Zotin).
Pas nje dite te vetme i dergon kete
 mesazh :
Salam aleekom ,I wear heejab ,and left my boy friend, and I left the comptetion
 (Selamu alejkum, unë kam veshur hixhabin dhe e lashë djalin që doja bashkë me konkursin e bukurisë ) .
 
Pas tre ditesh i dërgon një mesazh tjetër ku i thotë :
Salam aleekom, really I dont know how to thank you. I wish if I can live more to do something to islam,But it seems god wants something else. Anyway alhamd lellah
(Selamu alejkum, në të vërtete nuk di si t’ju falenderoj. Shpresoj që të jetoj më shumë që të bëj diçka për fenë islame, por me sa duket Zoti ka vendosur diçka tjetër. Sido që të jetë falënderoj Zotin ) .
 
Me pas prof. Amr Khaled bashkë me gruan e tij, kontaktojnë me Sarën, për t’u siguruar mbi gjendjen e saj dhe njoftohen se Sara kish zbuluar se vuante nga një tumor ne tru, dhe se do t’i nënshtrohej një operacioni, ku mundësia për te shpëtuar ishte vetëm 20 %  .
Dy dite para se të futet ne sallën e operimit shkruan këto mesazhe :
 
Salam aleekom, do you think that god will forgive me? Do you think that i will go to janna? or God will put me in the hell?  
(Selamu alejkum, besoni me të vërtetë se Zoti do të më falë?!  Mendoni se unë do të shkoj në xhenet apo në zjarr?)
 
I love God , Iam talking to him now hope he loves me too
( Unë e dua Zotin dhe unë po flas me të tani, shpresoj që dhe Ai të më dojë mua )
 
I want my mother to call me before friday I am sure she will be sad and May be she will come to see me I didn’t see her since 1997
 (Do të doja që nëna të më telefononte para ditës së premte. Jam e sigurtë që do të mërzitet .
Ndoshta do të vijë të më shohë, pasi nuk më ka pare që nga viti 1997 ) .
 
Salam aleekom, Im going to the hospital,I lived 22 years away from god but from 3 weeks I swear that I left my boy friend , and I wear hijaab only for allah ,I don’t know muslims except you and the visitors in the forum , so please pray for me and for my mother
(Selamu alejkum, unë po shkoj ne spital. Kam jetuar 22 vjet larg Zotit, por që prej 3 javësh jam penduar dhe e lashë djalin qe doja, vesha hixhabin vetëm për hatër të Zotit. Nuk njoh myslimanë të tjerë përveç jush dhe vizitorëve të forumit tuaj, kështu lutuni për mua dhe për nënën time )
Mesazhi i fundit vjen nga shoqja e Sares :
 
Sarah is dead,Im so sorry for your loss
(Sara vdiq, ngushellimet e mia ).
E lusim Zotin që ta mëshirojë motrën tonë Sara!
Thotë profeti Muhamed a.s:”Ndonjë prej jush do të veprojë vepra të banorëve të zjarrit derisa mes tij dhe zjarrit të mbetet një pash hapësirë. Atëherë i paraprin Libri, fillon të veprojë vepra të banorëve të xhenetit dhe e fiton atë.”
Po të shohim, Sara nuk bëri ndonjë gjë të madhe, thjesht dërgoi një email. Ajo thjesht ndërmorri një hap dhe Zoti e priti krahëhapur. Unë u bëj thirrje të gjithë njerëzve që të hedhin një hap në drejtim të Zotit. Mes jetës së luksit dhe famës dhe Zotit, ajo zgjodhi Zotin dhe rrugën e Tij.
Sa i dhembshur dhe i mëshirshëm qenke o Zot! Sa gjynahe dhe vepra të liga veprojmë ne robët e Tu dhe Ti na jep afat, na pranon kur kthehemi drejt Teje dhe na i fal gjynahet!
Histori të tilla na tregojnë se kurdo që t’i kthehemi Zotit, Ai na pranon. Nëse i drejtohemi Atij natën, apo ditën, dimrit apo verës, vepër mirë qofshim apo vepër ligë… do të na pranojë.
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Zumer, 53)
“A nuk e dinë ata se Allahu është Ai që pranon pendimin dhe bamirësinë nga robërit e Vet dhe se Ai është Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti?” (Teube, 104)
“Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit” (Gafir, 2)
Thotë Zoti në një hadith kudsij:“ O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do ti fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulimin e qiellit, dhe ti më kërkon falje Unë do të ti fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok”.
“ Kush më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah. Kush më afrohet një krah i afrohem një pash dhe kush ecën drejt Meje, do të vrapoj drejt tij”
Thotë Profeti a.s:“Zbret Zoti i madhëruar në 1/3 e fundit të natës dhe thotë: A ka ndonjë që pendohet dhe Unë tia pranoj pendimin? A ka ndonjë që kërkon falje dhe Unë ta fal? A ka ndonjë që kërkon diçka, dhe Unë tia jap? Dhe kjo ndodh çdo natë”.
“Allahu pret ditën që të pendohet gjynahqari i natës dhe pren natën që të pendohet gjynahqari i ditës”.
Ai i pranon veprat e mira sado të pakta qofshin dhe i fal gjynahet, sado të shumta qofshin. Dhembshuria e Tij është më e madhe se zemërimi. Poshtë Arshit, Zoti ka shkruar:”Mëshira Ime ia kalon zemërimit Tim.”
Histori si ajo e Sarës janë të shumta, sidomos mes artistëve dhe artisteve. Një nga këto artiste është Nexhibe Kamil, nga Egjipti. Historia e saj është pothuaj si ajo e Sarës. Ajo jetonte jetën e saj dhe përjetonte ditët më të mëdha të famës. Nëna e saj ishte e sëmurë dhe e shtruar në spital. Në jetë e mbanin tubat e shumta të instaluara në trupin e saj. Një ditë, kur ishte në spital për të vizituar nënën, e shihte ashtu të shtrirë në krevat, të rrethuar nga tubat dhe aparatet e shumta dhe për herë të parë mendonte:”A kështu qenka fundi i njeriut?!”
Në ato çaste shkon në banjo, merr abdes dhe fillon të falë rekatet e para në jetën e saj. Një ditë ishte zgjuar për të falur sabahun. Para se të falet, merr në telefon një nga shoqet e saj dhe i thotë:”Tani dua të falem. Pastaj do të falem, do të lexoj Kuran dhe do të shtrihem të fle. Të lutem më merr në telefon që të zgjohem në filan orë.”
Shoqja e saj nuk e dëgjoi më zërin e Nexhibe Kamil, pasi ndërroi jetë pas sabahut.
Janë histori shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, vetëm emrat e personazheve ndryshojnë. Kurse Zoti i botërave që cakton dhe vendos ç’të dojë mbetet një, i vetëm dhe i pashoq.
Një ditë, teksa ecte rrugës, Ibnu Mesudi pa një grup të rinjsh të cilët ishin ulur duke pirë alkol, i binin mandolinës dhe këndonin. Ndërkohë që kalonte, Ibnu Mesudi tha për njërin nga të rinjtë që këndonte:”Sa zë i bukur! Ah sikur të përdorej për leximin e Kuranit!”
Këto fjalë të Abdullah ibnu Mesudit, unë ua dhuroj të gjithë atyre që ftojnë njerëzit në islam. Ftesa në rrugë të Zotit, nuk mund të bëhet me dhunë dhe ashpërsi.
Djalit që këndonte ia transmetuan këto fjalë dhe ai pyeti:”Po kush ishte ai person?”
Të pranishmit i thanë:”Ai ishte Abdullah ibnu Mesudi, një nga shokët e Profetit a.s. I dërguari i Zotit a.s, ka thënë për të:”Kush dëshiron të mësojë Kuranin, le të shkojë ta mësojë tek Ibnu Mesudi!”
Djali u tha:”Ma përsërisni dhe njëherë atë që tha për mua!”
Të pranishmit i thanë:”Sa zë i bukur! Ah sikur të përdorej për leximin e Kuranit!”
Atij i rrodhën lotë, vrapoi drejt Ibnu Mesudit dhe me ta arritur i tha:”A ti je shok i Profeti a.s?! A ti i the për mua ato fjalë?!”
Abdullah ibnu Mesudi e përqafoi fort dhe filloi të qajë bashkë me të. Njerëzit që e panë, i thanë Abdullah ibnu Mesudit:”A atë përqafon dhe e don, ndërkohë që era e alkolit të merr frymën?!”
Ibnu Mesudi u tha:”E si të mos e dua?! Atë njeri e don vetë Zoti për ato lotë që derdhi, e si të mos e dua unë?!”
Ky i ri u bë nga adhuruesit më të mëdhenj të kohës dhe i shkonte pas Ibnu Mesudit për të nxënë dije prej tij.
A nuk ndjen xhelozi për Sarën o vëlla dhe oj motër? A nuk e xhelozoni të riun e lartpërmendur dhe të gjithë të tjerët që përmendëm?
Në kohën e kalifatit të Umer ibnul Hattabit, një mysliman merrte dhe jepte para me kamatë. Të gjithë fëmijët e Medines, me ta dalluar nga larg fillonin të thërrasin:”Kamatari, kamatari!” dhe e përqeshnin.
Një ditë, kur i ndodhi kjo, burri tha:”O Zot! Më demaskove para njerëzve për shkak të gjynaheve të mia! O Zot! Unë e urrej demaskimin dhe poshtërimin! O Zot! Unë do i jap të gjithë pasuritë që kam fituar që të përdoren për çështjen Tënde! Por dua që të më falësh dhe të ma heqësh këtë barrë të rëndë!”
Vetëm pas disa kohësh, ai filloi të praktikojë të gjithë dispozitat islame dhe u lidh me Zotin. E gjitha kjo, për shkak të përqeshjes së fëmijëve.
Një ditë, pasi kishte filluar të falej dhe adhuronte Zotin, po ata fëmijë që e përqeshnin më parë, thanë:”Ky është adhuruesi dhe i dashuri i Zotit!” Burrit i rrodhën lotë dhe tha:”Tani po më demaskon me adhurimin tim o Zot! Sa e shpejtë është dhembshuria Jote pas zemërimit Tënd!”
Këto fjalë u adresohen atyre që ka kohë që janë përkushtuar në islam dhe e kanë përjetuar këtë ndjenjë. U drejtohet atyre vajzave që kanë vite që e kanë veshur hixhabin dhe tashmë u është shndërruar në diçka monotone dhe rutinë, duke harruar se hixhabi është pika e fillimit dhe jo e fundit. U adresohet dhe atyre të rinjve që janë të lidhur me xhamitë, lexojë dhe mësojnë Kuranin, por që zemrat e tyre kanë filluar të ashpërsohen dhe ngurtësohen.
“A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para së Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur.” (Hadid, 16)
Kur ky ajet iu shpall Profetit a.s, Abdullah ibnu Abas, Ibnu Mesudi dhe disa të tjerë, kalonin tek shtëpitë e myslimanëve, trokisnin dhe duke qarë u thonin:”Na ka kritikuar Zoti ynë!” Më pas u lexonin këtë ajet.
Një ajet më pas, Zoti thotë:”Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!” (Hadid, 17)
Me këtë ajet, sikur Zoti u thoshte:”Ashtu siç shiu e ngjall tokën pas vdekjes së saj, edhe adhurimi dhe lidhjet me Zotin e ngjallin zemrën e vdekur dhe të ngurtë.
Le të fillojmë një fillim të ri me Zotin tonë! Le të pendohemi për gjithçka që kemi bërë! Le ta përtërijmë dashurinë tonë për Zotin! Sara bëri një hap të rëndësishëm dhe për tre-katër javë, bëri atë që të tjerëve u duhen dhjetëra vite. Çdo vit që kalon, na hiqet një pjesë e jetës tonë. Çdo Ramazan që vjen dhe kalon, jeta jonë pakësohet dhe ne i afrohemi vdekjes. Kur të na përfundojë jeta, do të vdesim, do na varrosin, do na hedhin dhe sipër dhe të gjithë do të thonë:”Vdiq.” Kush janë ata që vdesin fizikisht por nuk u vdesin veprat? A je ti o vëlla dhe oj motër nga këta njerëz? Ata të cilët ndërmarrin hapa drejt Zotit dhe krijojnë raporte të reja me Zotin, ne i përgëzojmë. Kurse ata që nuk duan t’ia dinë nëse ka një Zot që i sheh dhe i pret të pendohen, ne i ngushëllojmë për të ardhmen e tyre.
E lusim Zotin ta mëshirojë motrën tonë Sara dhe të gjithë myslimanët e tjerë!
 
 
 
 
 
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit