2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Për vetura të MTI –së – 160 mijë euro

Më të lexuarat

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka vendosur të shpenzojë mijëra euro për blerje veturash. MTI-ja ka vendosur që sivjet t’i shpenzojë rreth 170 mijë euro për blerjen e veturave.

Tenderin për blerjen e veturave në vlerë 167,400.00 eurove e ka fituar kompania “Kosova-Motors” JSC, derisa në garë kanë qenë 10 kompani.

Lidhur me blerjen e këtyre veturave nuk ka pranuar të flasë askush nga MTI-ja, derisa kontakti me përfaqësues të kompanisë fituese ka qenë i pamundur, shkruan gazeta “Lajm”.

Derisa MTI-ja ka shpenzuar mbi 160 mijë euro për vetura, disa nga ministritë tjera i kanë bërë planifikimet për të shpenzuar mijëra euro për t’i blerë ato. Ministria e Administrimit ka ndarë më shumë se 100 mijë euro për blerje veturash.

Forca e Sigurisë së Kosovës, 50 mijë euro, Ministria e Mjedisit, 64 mijë euro. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, për blerje të veturave për Ministri dhe për Ambasadat nëpër vende të ndryshme të botës, ka në dispozicion më shumë se 500 mijë euro.

Përpos Ministrive edhe një pjesë të drejtueseve të komunave të Kosovës kanë paraparë mjete për blerje të veturave të reja. Komunës së Leposaviqit, vetëm për blerjen e një veture i janë ndarë hiq më pak se 38 mijë euro, Komunës së Gllogovcit, 20 mijë euro, Komunës së Fushë-Kosovës, 8 mijë euro, Komunës së Lipjanit, 80 mijë euro si dhe Komunës së Prishtinës, 100 mijë euro. Komunës së Shtimes, Komunës së Graçanicës, 125 mijë euro, Dragashit, 15 mijë euro, Prizrenit, 45 mijë euro, Rahovecit, 50 mijë euro, Malishevës, 20 mijë euro, Gjakovës, 10 mijë euro, Istogut, 30 mijë euro, Zubin Potokut, 40 mijë euro si dhe Zveçanit, 120 mijë euro.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit