1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Amerika e akuzuar, Kim zbulon shkaktarin e luftës

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara janë “shkaku i vërtetë i krizës ukrainase”, tha Koreja e Veriut në përgjigjen e saj të parë zyrtare që nga pushtimi rus në Ukrainë.

Uashingtoni ka ndjekur një politikë të “supremacisë ushtarake duke injoruar kërkesën legjitime të Rusisë për sigurinë e saj”, sipas një mesazhi të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut të shtunën, të nënshkruar nga Ri Ji-song i Institutit Kërkimor për Politikat Ndërkombëtare.

“Shkaku i vërtetë i krizës ukrainase është autoritarizmi dhe arbitrariteti i Shteteve të Bashkuara”, shtoi mesazhi.

Ri akuzon SHBA-në se ka “standarte të tjera” ndaj pjesës tjetër të botës, duke e akuzon për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera në emër të “paqes dhe stabilitetit”, dhe “pa arsye të mirë dënon masat vetëmbrojtëse të (atyre) vendeve për të garantuar sigurinë e vet”.

“Iku koha kur Shtetet e Bashkuara sundonin me diktat”, thuhet në mesazh.

Mesazhi i postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut është një reagim zyrtar “i heshtur” nga Pheniani, i publikuar me një emër personal, tha Park Won-gon, një professor i studimeve të Koresë së Veriut në Universitetin Ewhi në Seul.

“Përfundimi është: Shtetet e Bashkuara janë fajtore për gjithçka”, tha ai për AFP.

Së bashku me Kinën, Rusia është një nga aleatët e paktë të Koresë së Veriut.

Moska i ka rezistuar prej kohësh presionit ndaj Phenianit lidhur me programin e tij ushtarak dhe madje ka kërkuar lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit