-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Një fëmijë i lindur në Kosovë mund të arrijë vetëm 57% të potencialit kur rritet”, thotë raporti

Më të lexuarat

Një fëmijë i lindur sot në Kosovë, mund të presë të arrijë vetëm 57 për qind të potencialit të tij të kapitalit njerëzor kur të rritet. Kështu thuhet në një publikim të fundit nga Banka Botërore, lidhur me investimet e shtetit të Kosovës në zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Sipas BB-së, investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është një investim në kapitalin njerëzor (njohuritë, aftësitë dhe shëndetin që njerëzit grumbullojnë gjatë jetës së tyre) dhe është çelës për përmirësimin e rritjes ekonomike.

Nga studimi, po ashtu del se 77% e fëmijëve kosovarë që hyjnë në shkollimin parafillor, janë nën standardet për shkrim-lexim dhe punë me numra.

“Më pak se 5% e fëmijëve në Kosovë kanë qasje në qendrat parashkollore dhe qendrat e kujdesit”, thuhet në njoftimin e BB-së. /BE/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit