2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dramë në rrugët e Maqedonisë, shoferi ther një polic ndërsa përplas dy të tjerë

Më të lexuarat

Gjatë ditës së djeshme në Resnje janë sulmuar disa policë, njëri prej të cilëve është therur, ndërsa dy të tjerë janë goditur me veturë.

E gjithë ngjarja është xhiruar me kamerë, ndërsa MPB ka dalë edhe me njoftim zyrtar.

“Rreth orës 08:00 në rrugën Manastir-Resnje, vetura “Peugeot” e drejtuar nga I.Gj.(41) nga Rosomani nuk është ndalur në shenjë ndalese nga punonjësit e policisë dhe me veturë ka goditur dy prej tyre. Menjëherë pasi u ndalua, ai ka plagosur me një mjet të mprehtë një punonjës policie në detyrë. Ai është ndaluar në Stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

/Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit