Fitim Zekthi
Me arsyetime aq te keqija sa gjithmone, ne Shqiperi eshte celur nje debat mbi homoseksualitetin, ku zerat me shungullues gjakojne ta inkurajojne ate duke e cilesuar nje prirje seksuale te natyrshme, e cila duhet te respektohet. I eshte bere thirrje shoqerise te tregohet e ndricuar dhe te mos gjykoje nga erresira, madje nga erresira brenda shpelles. Ne krye duhet thene se askush nuk ka te drejte te trajtoje keq dike, per shkak te homoseksualitetit, qofte ky mjek, polic, gjyqtar, nepunes etj., pasi barazia e gjithkujt para ligjit eshte e drejte themelore, por inkurajimi i homoseksualitetit dhe arsyetimet e shtrembra nuk mund te jene nje e drejte e askujt. Ka nje keqkuptim te jashtezakonshem mbi homoseksualitetin ne paraqitjen e tij si nje sjellje te natyrshme. Shoqata qe parazitizmin e ka gjetur si mision ne vend te keqkuptimit ne kete bote, kerkojne respektimin e lirive te njeriut duke ngaterruar rende te drejtat e pernjemendta me ato abstrakte. Pa u keqardhur asfare per dijen dhe te verteten, dhe duke mbllacitur gjithfare tagjie iu del para, ne kete rast homoseksualiteti, keta drejtues shoqatash por edhe disa te tjere sociologe e psikologe kerkojne heqjen e tabuve… (vijojne disa klishe te tilla pakuptim)… respektimin e nje Shqiperie moderne. Ta tjetersojne ne te natyrshem madje edhe te shendetshem apo te drejte, sa heteroseksualiteti kete sjellje po gjakojne pa ndalur edhe gazetare, opinioniste e diplomate te ndryshem.
Ne gazeten “Panorama” disa dite me pare, z. Kajsiu, shkruante se homoseksualiteti eshte i natyrshem dhe se ajo eshte hequr nga lista e semundjeve me kohe. Fakti qe tek kafshet ekziston nje sjellje e tille, metonte ai, tregon se ajo eshte e natyrshme. Shembujt ne histori nuk mungojne. Edhe shume te tjere kane shkruar gjera te ngjashme dhe duket se opinion ne vend, po dorezohet para nje fakti te tille. Natyra njerezore dhe ajo e kafsheve eshte krejt e ndryshme dhe eshte e pamundur te kuptosh se kur tek kafshet shfaqin nje sjellje seksuale te caktuar, ndonese atje jane verejtur rralle sjellje homoseksuale. Simon Le Vay, nje prej studiuesve me te njohur te neurologjise ne bote, profesor ne “Harvard medical Center”, thote ne studimin e tij “Miti homoseksual tek kafshet”, se ndonese jane verejtur sjellje homoseksuale eshte e pamundur qe kafshet te kene nje sjellje te tille kohegjate pa u perfshire ne sjellje heteroseksuale.
Nje orientim homoseksual tek kafshet eshte nje gje gati e paqene. Ne anen tjeter dr. Antonio Pardo i Universitetit te Navarre-s, Spanje, shkruan: “Te flasim drejt, tek kafshet nuk ekziston homoseksualiteti. Per arsye te mbijeteses, instinkti i riprodhimit tek to eshte gjithnje i drejtuar tek seksi i kundert. Kur jane verejtur marredhenie me seks te njejte ka pasur te tjera instinkte qe kane nderhyre e kryesisht ato te dominimit qe jane shume te zhvilluara tek kafshet”. Per ta pare ne nje kend tjeter tek kafshet verehet edhe kanibalizmi, por kjo nuk do te thote se ky eshte i natyrshem per njerezit.
Argumenti ne mbrojtje te faktit qe homoseksualiteti duhet respektuar sepse ai eshte biologjik me shembull kafshet do te ishte fatkeq perpara ngrenies se te voglit nga i madhi tek felinet per shembull. Dr. Dean Hamer, nje prej gjenetisteve me te medhenj ne bote kerkues ne Qendren Kombetare kunder Kancerit, aktivist gay dhe vete gay, pas vite kerkimesh ne perpjekje per te gjetur nje gjen pergjegjes per sjelljen gay, thote ne revisten ” The science of Desire P. Copeland dhe D. Hamer (1994): “Nuk mund te thuhet se ka nje gjen gay. Psikiatri me influence boterore Jeffrey Satinover, thote ne librin e tij “Homoseksulaieti dhe politika e se vertetes” (1996). Grand Rapids, MI: Baker Books. ): “Si cdo sjellje tjeter komplekse dhe si cdo gjendje mendore, homoseksulaiteti eshte … as ekskluzivisht biologjik dhe as psikologjik por eshte rezultat i nje perzierje faktoresh ku predominojne rrethanat pas lindjes (te tilla si prinderit, sjellja e motrave dhe vellezerve dhe kultura e sjelljes), dhe nje teresi komplekse zgjedhjesh te detyrueshme te cilat marrin jete ne fazat kritike te zhvillimet si edhe faktore gjenetike.
William Byne, psikiater me doktorature ne biologji dhe Bruce Parsons (1993) thone ne studimin e tyre “Orientimi seksual tek njerezit: Rivleresim i teorive biologjike”. Arkivat e pergjithshem te psikiatrise fq.50 nr.3 se pasi analizuan me kujdes te gjitha studimet e rendesishme biologjike mbi homoseksualitetin nuk gjeten asgje qe te mbeshtese teorine e shkakut biologjik te homoseksualitetit.
Shkencetaret psikiater Friedman dhe Downey shkruajne ne Journal of Neuropsychiatry, vol. 5, No. 2, Spring l993 se ” nje model biopsikosocial” i shpjegon me mire shkaqet, me kombinacione te ndryshme te temperamentit dhe ambientit, ngjarje brenda ketij ambienti te cilat drejtojne drejt homoseksualitetit. Ata thone: “Pavaresisht se gjetjet e koheve te fundit neurobiologjike sugjerojne se homoseksualiteti eshte i percaktuar gjenetikisht dhe biologjikisht, nuk ka asnje prove shkencore per model biologjik te homoseksualitetit. ” Steven Goldberg ish-drejtues i departamentit te sociologjise ne universitetin e Cikagos shkruan ne librin e tij, “Kur deshira zevendeson mendimin: Pse kaq shume ajo qe ti beson eshte e rreme”, Buffalo, New York: Prometheus Books : “Qartesisht te gjitha faktet jane kunder argumentit se ka nje faktor percaktues fiziologjik si shkak dhe une nuk njoh asnje kerkues shkencor qe beson se faktore te tilla percaktues ekzistojne.. . faktore te tille mund te luajne nje rol ndihmes por jo nje rol vendimtar… Nuk njoh askend te fushes se kerkimeve shkencore ne gjenetike dhe biologji qe mbron tezen se homoseksualiteti mund te shpjegohet pa iu referuar shkaqeve shoqerore dhe te ambientit. “Lista e shkencetareve dhe e punimeve te tyre qe tregojne se homoseksualiteti nuk eshte i lindur, eshte shume e madhe dhe rreshtimi me tej thjesht do te sillte tepri. Aktivistet e ceshtjes gay jane perpjekur me mjeshteri ta zhvendosin vemendjen nga keto te verteta dhe te flasin per orientim seksual dhe jo per sjellje seksuale, duke e ditur mire qe pranueshmeria publike eshte shume e madhe kur thuhet se homoseksualiteti eshte i lindur. Me gazeten “Panorama” z.
Kajsiu i referohet Michel Foucault kur kerkon te thote se homoseksualiteti eshte i lindur. Foucault megjithese nje mendimtar i madh dhe me ndikim ne bote ka qene filozof dhe jo gjenetist apo pasikiater. Nje shembull klasik i gabimit ne arsyetim qe perdoret ne logjike eshte: Armet atomike duhet te zhduken. Madje edhe Openheimer krijuesi i saj ka kerkuar kete gje. Armet atomike duhet te zhduken vertet, por jo pse e thote Openheimer, pasi eshte nuk eshte mjek, filozof moral apo klerik. Ana tjeter e debatit per homoseksualitetin ka te beje me ate qe perfaqeson kjo sjellje. Homoseksulaiteti eshte nje sjellje seksuale e pashendetshme dhe promovimi i saj publik nuk mund te jete nje gje e lavderueshme. Gazeta “San Francisco Cronicle” ne 15 janar te 2008 njoftoi se ne komunitetin gay te qytetit ishte shfaqur nje lloj stafilokoku rezistent ndaj cdo lloj antibiotiku. Revista “Annals of internal medicine” e konfirmoi kete gje dhe patologjistet thane se kjo ka ardhur vetem per shkak te marredhenieve seksuale te burrave me burra. Ende edhe sot nuk eshte gjetur antibiotiku per kete lloj bakteri vrases.
Qendra kombetare per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve ne SHBA, ne vitin 2003 raportoi se 63% e burrave te infektuar me SIDA nga kontaktet seksuale ishin homoseksuale. Ne vitin 1998 ishin vetem 44 % burrat e infektuar me SIDA nga marredheniet seksuale me burra. Nga 12 mije burra te semure me sifiliz, nje semundje shume e keqe qe transmetohet seksualisht, 65% e tyre ishin homoseksuale, thote Qendra Kombetare e Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjeve ne SHBA per vitin 2007. Nje tjeter semundje e keqe seksuale Gonorrea sipas revistes “Semundjet Seksuale te Transmetueshme” shfaqet 6 here me shpesh tek homoseksualet se sa tek heteroseksualet. Keshtu Danimarka, Suedia, Uellsi dhe Holanda jane vendet ku Gonorrea ka kaluar nivelin e mbi 32 % te burrave homoseksuale. Amebiasis, nje tjeter semundje e transmetueshme seksualisht dhe shume e keqe sipas departamentit te shendetit te Kalifornise kap rreth 50 % te burrave qe kryejne marredhenie me burrat.
Nje nga semundjet me te keqija qe ka prani te larte te tek njerezit me sjellje homoseksuale eshte kanceri carcinoma e zorres se trashe. Revista Kujdesi Klinik per Ameriken e Veriut, nje organ autoritar shkencor ben me dije ne qershor te 2004 se 65 per qind e njerezve me kancer nuk kane SIDA por pjesa e tyre derrmuese jane homoseksuale. Revista “Mjekimi ne Angline e Re” shkruan se nga 64 kontrolle, 57 ishin me kancer carcinoma dhe numri i homoseksualeve ishte i frikshem mes tyre.
Eshte e tepert te thuash se perdorimi i droges nga homoseksualet eshte ne nivele deshperuese. Statistikat mbi kete do te tmerronin gjithkend. Eshte e qarte se homoseksualiteti eshte nje sjellje seksuale shume e keqe per njeriun dhe se promovimi i saj eshte nje gabim pavaresisht. Keto te verteta nuk mund te jene pengese per askend ne sjelljen e drejte ndaj homoseksualeve, ne trajtime tyre si qenie njerezore me te drejtat e veta, por inkurajimi dhe thirrjet per respekt, per respektim vlerash, per rrezim tabush, per largim nga e vjetra e etj marina nuk kane te bejne realisht me te miren. Sjellja homoseksuale nuk eshte thjesht nje dem per vete ata.
Dhuna mes tyre dhe e shkaktuar nga ata eshte ne nivele me te larta se mes heteroseksualeve. Berndard Knight, profesor ne universitetin e Uellesit dhe ish-drejtori i sherbimit perandorak mjekesor i cili ka hetuar vrasje te famshme ne Angli dhe Kanada thote se krimet e heteroseksualeve kryhen duke shkaktuar trauma te pergjithshme, kryesisht me goditje ne koke ndersa krimet e homoseksualeve kane nje dhune vrastare qe nuk ka te ngjashme me heteroseksualet. (Knight’s Forensic Pathology’,( 3rd Ed) Saukko P. and B. Knight (2004) Arnold Publishers, London, page 428). Krimet sigurisht nuk jane monopol o homoseksualeve por me te dhunshmet kryhen nga ata.
Kolegji i pediaterve amerikane ka publikuar te dhena shqetesuese ku thote se dhuna mes homoseksualeve eshte dy deri ne tre here me e madhe se sa ajo mes heteroseksualeve. Ne 6 nentor te vitit 200o gazeta “New York Times” shkruan se dhuna mes homoseksualeve eshte fshehur me force nga mbrojtesit e axhendes gay por ajo eshte vertet shume e madhe. Departamenti Amerikan i Drejtesise nepermjet zyres se tij te statistikave dhe qendra per kontrollin e semundjeve ( shih National Center for PTSD Fact Sheet) bejne me dije se burrat heteroseksuale te martuar jane 25 here me pak te dhunshem se sa ata homoseksuale qe kane nje lidhje mes tyre. Zyra i referohet dhunes se raportuar dhe shifrave te saj. Ish-komandanti i njesive se vrasjeve ne departamentin e policise se New York, Vernon Geberth, thote se vrasjet dhe dhuna mes homoseksualeve eshte e zakonshme dhe e ashper.
Ne 24 1999 gazeta New York Times citonte dr. William Eckert, nje autoritet ne hetimin e vrasjeve i cili ka punuar per disa nga vrasjet me te medha ne SHBA, perfshire ate Robert Kenedit, i cili thote se : eshte i larte numri i vrasjeve per dyshime, xhelozi mes homoseksualeve dhe keto vrasje kryhen me nje dhune te shfrenuar, me sadizem. Kriminologe te panumert kane dhene statistika lebetitese per dhunen qe shfaqin homoseksualet, por nuk do te ishte nje gje me shume ne dobi te argument permendja e tyre. Eshte e kthjellet se homoseksualiteti eshte nje shqetesim dhe nuk mund te shihet si e drejte qe duhet inkurajuar.
Axhenda gay, me kujdes dhe mbrapshti ne manualet e saj dhe ne manifestet e saj kerkon qe kundershtaret e homoseksualizmit te cilesohen si homofobike dhe te pa iluminuar. Ata nuk pranojne debate per te vertetat dhe statistikat por rreken t’i fshehin ato. Te vertetat jane te renda dhe e bejne kauzen e tyre te ngritur mbi nje genjeshter. Ne Shqiperi mungon krejtesisht kjo qasje dhe ky eshte nje fat i keq i ketij vendi. Te drejtat dhe lirite e individit jane te garantuara per te gjithe perfshi edhe ate te shprehjes, por nuk mund te merret nje problem, nje shtremberim per t’i dhene atij status te mbrojtur.
Askush nuk ka te drejte te shperndaje te drejta te tilla. Shoqeria eshte duke pare si te keqe pirjen e duhanit dhe ka fushata kunder tij, pasi ai shkakton semundje e nderkohe te gjithe bien dakord te inkurajojne nje sjellje seksuale qe jo vetem shkakton semundje dhe infekton te tjere, por eshte e ngritur edhe mbi nje genjeshter. Arsyet e protestes ne Lezhe pak dite me pare jane krejtesisht te kota.
Kjo nuk eshte ceshtje krahine apo etnie. Kjo nuk eshte ceshtje protestash por vetedijeje njerezore dhe shoqerore. Homoseksualiteti ka kuptim se ndodh nje akt, nuk eshte besim shpirteror, e as trashegohet kulturalisht. Keshtu eshte e turpshme ta kthesh ate ne nje lloj feje te cilen askush nuk duhet ta lendoje sepse ai ka lirine e tij dhe duhet lejuar ta shprehe dhe te ndjehet mire dhe i vleresuar per kete gje. Diskriminimi ka kuptim per ate qe je dhe jo per ate qe ben.