Prishtinë, 21 shkurt 2022
Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim nënkryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, njëherësh imam i Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Religjion në Lozanë, Fehim ef. Abazin.
Drejtori Siminca falënderoi z. Abazin dhe nëpërmes tij tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje.
Ai shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje.