-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ai vuan nga disa sekrecione, si duhet të marrë abdes dhe të falet?

Më të lexuarat

Pyetja:

Unë vuaj nga një gjendje mjekësore që shkakton disa sekrecione nga anusi im. A duhet t’i ndërroj të brendshmet para se të marr abdes dhe të falem?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Ajo që kërkohet nga adhuruesi është të pastrojë rrobën e tij nga papastërtitë kur ai dëshiron të falet, me aq sa mundet, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe rrobat tua pastroi!” (Mudaththir, 4)

Nëse keni mundësi të ndani rroba të pastra për t’u falur, atëherë hiqini pasi të jeni falur, që të mos ndoten me papastërti, kjo do të ishte një ide e mirë.

Nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë vendosni një lloj pëlhure, pecetë ose lloje të tjera mbrojtjeje [si p.sh. një pecetë ose pelenë] në vendin që preket nga papastërtia, e cila do të parandalojë që papastërtia të përhapet në rrobat ose trupin tuaj, pastaj hiqeni atë në kohën e namazit dhe lani papastërtinë nga trupi juaj.

Nëse është shumë e vështirë për ju që ta bëni këtë për çdo namaz, atëherë mund t’i bashkoni namazet. Kështu që ju mund ta shtyni namazin e drekës deri në fund të kohës së saj dhe të falni ikindinë në fillim të kohës së saj, pastaj të bëni diçka të ngjashme për akshamin dhe jacinë. Në këtë mënyrë ju duhet vetëm të ndërroni rrobat ose pecetën që parandalon përhapjen e papastërtisë, tri herë në ditë.

Nëse nuk mund ta bësh as këtë, atëherë nuk ka asgjë të keqe të falesh ashtu siç je, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij..” (Bekare, 286)

Shejh Ibn Baz ka thënë: “Në rastin e atij që preket nga mosmbajtja e urinës, i cili nuk është shëruar pasi është mjekuar për të, duhet të marrë abdes për çdo namaz pasi të fillojë koha e tij dhe lajë çdo gjë që ka hyrë në trupin e tij dhe ai duhet të ndajë një rrobë të pastër për namaz, nëse kjo nuk është shumë e vështirë për të. Përndryshe, ai falet sepse Allahu i Lartësuar thotë: “dhe (Allahu) nuk ju obligoi në fë me ndonjë vështirësi” (Haxh, 78) dhe “All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.” (Bekare, 185)

Dhe Pejgamberi ﷺ tha: “Nëse të udhëzoj të bësh diçka, atëherë bëje sa të mundesh”. Dhe ai duhet të marrë masa për të parandaluar përhapjen e urinës në veshjen ose trupin e tij ose në vendin ku falet.” [1]

Dhe Allahu e di më së miri.

—————————————————————-

[1] “Fetva Islamijeh (1/192)”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit